Edmond Panariti: A është i drejtë shqetësimi i Presidentit për rreziqet sizmike?

481
Sigal

Ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar mbi shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës për rreziqet sizmike që i kanosen Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Panariti mbështetet mbi një studim më të fundit për hartën e rrezikut nga tërmetet në Europë, ku shkruan se Shqipëria është vendi që që rrezikohet më shumë nga shkalla, frekuenca dhe shtrirja territoriale e goditjeve në kontinent.

Më poshtë postimi i plotë i Panaritit:

A është i drejtë shqetësimi i Presidentit për rreziqet sizmike ?

Ja se çfarë tregon studimi më i fundit dhe harta e rrezikut nga tërmetet në Evropë. Shqipëria është vendi që rrezikohet më shumë nga shkalla, frekuenca dhe shtrirja territoriale e goditjeve në kontinent. Këtë e thotë harta e rrezikut të goditjeve në Evropë për 2019. Shqipëria renditet në vend të parë në kontinent për nga shkalla e rrezikut . (Ngjyra blu – rrezik i ulët, ngjyra kafe e errët – rrezik i lartë)
Mos duhet të presim që të shkundet njëherë vendi , për të parë se ku jemi!!! Apo duhet të veprojmë sa më parë me skenarë, plane dhe burime të kontigjencës ? Një zyrtar i Bankës Botërore i specializuar në katastrofa natyrore, më pati thënë se nëse ky indeks i vlerësuar i rrezikut te ju do të futej në një simulator kompjuterik të përllogaritjes së pasojave të katastrofave sizmike, rezultatet do ishin të frikshme. Fatale te ju, më tha do të ishte mungesa e vlerësimit gjeologjik të trojeve të ndërtimit, materialeve të ndërtimit dhe pamundësia e evakuimit të popullit, nga bllokimi i hapësirave publike.