Edit Harxhi: Duhet rithemelim i PD-së

440
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi, ka reaguar  pas vendimit të Komisionit të Përhershëm  Statutor që vendosi të rrëzojë propozimet e saj e “grupimit për PD”. Harxhi thotë se, anëtarët e komisionit janë fajtorë për shkatërrimin e PD-së, duke përmendur zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat e përsëritura ndaj Edi Ramës. Edit Harxhi:  “Mund të kishit zgjedhur  të mos bëheshin ndryshime statutore, sepse PD-ja nuk çalon nga Statuti dhe rregullat, por nga mos zbatimi i tyre, shmangia e përgjegjësive dhe nga shmangia e parimeve bazë mbi të cilat është krijuar.

A e ka lexuar ndonjë prej jush statutin e parë të Partisë Demokratike ku sanksionohet që prej asaj kohe se, Këshilli Kombëtar është organi më i lartë i PD-së dhe si i tillë, nuk mund të jetë organ këshillues? A ka lexuar ndonjë prej jush Statutin e CDU-së Gjermane dhe konservatorëve Anglezë, me të cilin ju mburreni kur shkoni në trajnimet apo takimet e tyre dhe Kryetari në detyrë i përdor, sa herë i interesojnë atij, të bëjë ndryshime për të fshehur humbjet e tij?  Po si mund të pranoni ju, një Kryetar në detyrë, humbës, pas katër humbjeve seriale, kur e ka lënë opozitën dhe vendin pa opozitë dhe jashtë të gjitha pushteteve qendrore dhe vendore, sepse mendonte se kështu mund të negocionte më lirshëm me Kryeministrin në detyrë, për hallet dhe fitimet e tij?  Vetëm rimëkëmbja e opozitës dhe kthimi i besueshmërisë tek ajo e kthen besimin! E kjo tashmë, bëhet vetëm me rithemelim të Partisë sonë, dhe jo me arna të Statutit.”