Edi Rama paralajmëron mbylljen e portaleve mashtruese dhe që janë të paregjistruara

425
Kryeministri Rama hidhet në sulm, paralajmëron “asgjësimin” e portaleve ilegale 
Sipas një deklarimi të kryeministrit Rama, do të futet në zbatim vendimi për “penalizmin” e portaleve online që ushtrojnë aktivitet informal e anonim. Të gjitha portalet që nuk janë të regjistruara dhe nuk njihen nga bordi i monitorimit të medieve, nuk do lejohen të bëjnë fushatë elektorale. Ato do të mbyllen nga shteti, nëse bëjnë propagandë elektorale, gjatë 1 mujorit të fushatës. Ky është një ndër propozimet e Partisë Socialiste dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore, në një tentativë për të disiplinuar portalet aq shumë të anatemuara edhe nga kryeministri Rama. “Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Medieve për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të paregjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”, thuhet në nenin 10 të amendamenteve të dorëzuara nga bashkëkryetari i komisionit të reformës Taulant Balla. Sipas këtyre ndryshimeve që pritet të shqyrtohen në ditët në vijim, drejtuesit lokalë duhet të caktojnë 3 muaj para zgjedhjeve vendet ku do të afishohen posterët elektoralë. Hapësira për secilin subjekt varet nga votat që ka marrë në zgjedhjet e kaluara. “Posterët elektoralë nuk duhet të jenë më të mëdhenj se 50 me 50 cm, ndërsa flamujt nuk duhet të vendosen më larg se 10 metra nga zyrat e partive. me këtë vendim, ndalohet prodhimi dhe shpërndarja e shkrepëseve, çakmakëve apo mjeteve të ngjashme ndezëse për propagandë elektorale”,-thuhet në nenin 11, ku saktësohen se cilat janë materialet propagandistike të ndaluara…
Sigal