Edi Rama paditet në Gjykatë/ Këshilltari i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Maksim Malaj kërkon 12 paga për largimin nga puna

794
Sigal

Këshilltari për sigurinë Kombëtare i kryeministrit Rama, Maksim Malaj ka paditur në Gjykatën Administrativë të Apelit institucionin e Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe Qendrën Ndër/institucionale Operacionale Detare (QNOD). Në çështjen që ka për relator Kastriot Selitën, Gjeneral Major Maksim Malaj kërkon detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën e 12 muajve, si pasojë e zgjidhjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara si dhe detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën me 2 muaj dëmshpërblim për shkak të mosrespektimin të afatit të njoftimit. Gjithashtu, në padinë e tij drejtuar gjykatës të regjistruar, më 18 mars 2019, Malaj kërkon detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën me 2 muaj dëmshpërblim për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, raporton faktor.al Gjeneral Major Maksim Malaj është aktualisht këshilltar për çështjet e sigurisë tek Kryeministri Edi Rama, post të cilin më herët e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht, Ministër i Brendshëm. Ndërkohë Gjeneral Major Maksim Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjeneral Major Maksim Malaj ka lindur në Vlorë, më 13 shtator 1958. Është një ushtarak karriere. Ai ka arritur gradën më të lartë për një ushtarak: Gjatë qeverisjen së Sali Berishës ai ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.