Edi Rama: Njerëzit mendojnë se jam arrogant, por unë kam qëllime të mira…

564
Kryeministri Rama, i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, ka thënë se njerëzit i ngatërrojnë qëllimet e tij të mira, me të qenurit arrogant.
“Një pjesë e perceptimit për arrogancën lidhet me faktin se unë vetë jam vendosmërisht këmbëngulës kur dua të realizojmë një objektiv. Mund të duket si arrogancë që disa paguajnë drita dhe disa jo. Nisemi nga qëllime të mira por mund të lexohet si arrogancë. Ne duhet të bëjmë përpjekjet që në asnjë mënyrë të mos sillemi keq me njerëzit.”
Sigal