Edi Rama në DW: Ne presim përgjigje pozitive në qershor. Nuk do të plakem

507
Sigal

Kryeministri Rama, i  cili ndodhet në Berlin, në kuadrin e hapjes së ekspozitës së tij, në një intervistë për Deutsche Welle pyetjes:

-Çfarë pret në qershor Shqipëria nga BE-ja?, kryeministri Rama u përgjigj:

-Shqipëria pret një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor dhe kryeministri e ministri i Jashtëm Edi Rama beson se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen “për demokratizimin e rajonit dhe për integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.”

Ku e shikoni veten në të ardhmen, kur të mos jeni më kryeministër i Shqipërisë? Si artist apo si ndërmjetësues ndërkombëtar? iu përgjigj:

-Unë nuk shikoj filxhan. Por them që nuk do plakem keq, si ca që nuk ikin dot nga politika dhe që lemerisin kalamajtë e këmbëngulin për të qenë pjesë, ndërkohë që mund të bënin diçka shumë më fisnike në periudhën e fundit aktive të jetës.