“Edi Rama mashtron”- Petrit Vasili poston videon: Përdor pamjet e shëmtuara dhe jua shet shqiptarëve si pamje nga Spanja

322
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer me pamjet e postuara nga ky i fundit, te policise qe ndjek me shkop gome qytetaret.

Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video, Vasili thotë se Rama ka përdorur “pamjet e shëmtuara së si policia Algjeriane shtyp opozitë, dhe ja shet shqiptarëve, si gjoja pamje nga Spanja”.

Postimi i plotë:

Edi Rama mashtron.

Ai perdor pamje te shemtuara se si policia ne Algjeri shtyp opoziten dhe jua shet shqiptareve si gjoja pamje nga Spanja dhe sikur policia po rreh qytetaret per shkak koronavirusi.

Turp.

A ka prokurori ne kete vend, qe hetoje gjendjen psiqike te ketij individi kryeministër.

Ky nuk drejton më vendin,

Ky thjesht perkthen paranojat ne Vendime qeverie,policie dhe shendetesie.

Shiheni Videon pas sekonden e 20 dhe do kuptoni cfare mashtruesi paranojak dhe shume i semure eshte kryeminister i Shqiperise.