Edi Rama- Bradley: Bashkëveprim më i ngushtë mes vendeve

339
Sigal

Kryeministri Edi Rama priti dje në një takim, Ministren për Trafikun e Qenieve Njerëzore dhe Krimin e Organizuar në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Bradley. Dy bashkëbiseduesit në takim ndan bindjen për nevojën e një bashkëveprimi më të ngushtë midis vendeve, pasi vlerësuan se krimi i organizuar është një problem jo vetëm i një vendi, por po fiton një përmasë gjithnjë e më ndërkombëtare.

Qeveria shqiptare, u shpreh Rama po punon për reformimin e organeve ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, edhe përmes ngritjes së një strukture të re, Byrosë Kombëtare të Hetimi, ndërsa vlerësoi se, ndihma teknike dhe ekspertiza britanike do të ishte një garanci për sukses. Më tej dy zyrtarët shprehën angazhimin, për të shfrytëzuar çdo mundësi që rrit bashkëveprimin dhe suksesin në luftën kundër krimit të organizuar.

 Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Tëitter, është shprehur mjaft entuziast lidhur me logon dhe moton për promovimin e turizmit në Shqipëri nga Kompania StraëberryFrog. Rama i është referuar një shkrimi në mediat ndërkombëtare lidhur me logon dhe moton në fjalë ndërsa është shprehur se i pëlqen pa masë. Ai ka ftuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Tëitter të shohin shkrimin në fjalë. “Hidhini një sy! Motoja më pëlqen pamase dhe mesa duket jo vetëm mua: Albania – Go Your Oën Ëay”,- ka shkruar Rama në Tëitter. Pak ditë më parë, kompania amerikane StraëberryFrog është zgjedhur fitues si platforma multimediale më e mirë për të promovuar Shqipërinë.