Edi Paloka mesazhin e fundit për Lulzim Bashën para datës finale të 8 janarit

267
Sigal

Nga Edi Paloka:

Bashkëpunimi prej 8 vitesh në opozitë, si nënkryetar i PD, më ka imponuar gjatë kësaj kohe një qëndrim më të tërhequr e më pak agresiv ndaj teje. Ky qëndrim ka ardhur jo vetem për hir të marrëdhënies personale gjatë këtyre viteve, por kryesisht si marrje përgjegjësie mbi veten për  aq sa më takon nga funksionet drejtuese që kam mbajtur në PD.
Nga 9 shtatori jam pozicionuar qartë në krah të Berishës, për shume arsye, po mbi të gjitha me bindjen se jam në krahun e së drejtës. Më pas iu binda vullnetit të shumicës  absolute të demokratëve për  mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, siç duhet të kishin bërë të gjithë drejtuesit e PD duke filluar nga ty i pari.
Ndërkaq ti zgjodhe që përballë vullnetit dhe interesit të demokratëve të  mbroje interesin tend, lidhur tek karrigia e kryetarit të opozites e në funksion të këtij interesi ngrite gjithë qëndrimet e mëtejshme duke iu dhene goditje pas goditjesh atyre që për tetë vite luftuan e sakrifikuan për  ty.
Me 9 shtator deklarove se po merrje nje vendim te detyruar nga te tjerë, kundër  bindjes tende dhe nuk le fjalë lartësimi pa përdorur  për Berishën. More vendimin e gabuar, në mënyrën më të gabuar e ç’ishte më e keqja, duke qenë i paralajmëruar për pasojat që ai vendim do të sillte për PD!
Më pas, kur jo vetëm  Berisha, por shumica e demokratëve t’u kundërvunë, ti nuk zgjodhe ata si kryetar i tyre, por zgjodhe rrugën e kundërt!
Nga ai moment, qëndrimet e kundërshtarëve më të egër  të PD, u bënë qëndrimet e tua. E akuzove Berishen me fjalet e Ramës për çdo gjë, madje edhe për ato gjëra ku ti kishe përgjegjësi personale siç ishte 21 janari. E akuzove si “komunist”, si shkaktar të ‘97 e më tej…! Mirë që nuk e akuzove dhe se ka “vjedhur” rrugën e Kombit !
Sigurisht që nuk i mendoje të gjitha këto kur Berisha të katapultoi fillimisht si deputet, pastaj tre herë ministër, më pas kryetar bashkie e në fund kur në opozitë të la në dorë postin e kryetarit të PD. I more të gjitha ato poste e privilegje vetëm prej Sali Berishës e prej askujt tjetër. Asnjë meritë, asnjë kontribut , e ca më pak sakrifica nuk kishe në PD deri ditën që ai të katapultoi. E pra, ai Berishë ishte, “komunisti që paskësh  shkaktuar ‘97″ edhe kur të dha gjithe ato poste e privilegje. Madje ai ishte dhe me 9 shtator!
Megjithatë, sikur këtu të bëhej fjalë thjesht për një  marrëdhënie mes Berishes dhe teje mbase unë do të zgjidhja thjesht të heshtja. As me Berishen e as me ty, unë nuk kam patur marrëdhënien e ngushtë që ju keni patur me njeri-tjetrin. Por këtu nuk bëhet fjalë për  këtë, po për PD, për të gjithë ne.
Në fakt me sloganet “Të ndahemi nga e shkuara e të shohim të ardhmen” ti u ndave nga PD. Me sulmet e akuzat e Rames ndaj Berishës, ti ke hedhur poshtë  e ke mohuar gjithë historinë e PD, gjithë sakrificat e demokratëve në 30 vite. Të atyre demokratëve që të dhane gjithçka e nuk ju dhe kurrë çfarë prisnin prej teje. Tani, në mënyrë  paradoksale, kërkon të qëndrosh në krye të një  partie që e ke mohuar dhe për më tepër kundër vullnetit të shumicës absolute të demokratëve që me 11 dhjetor ne Kuvend e me pas me 18 dhjetor me referendum, te shkarkuan nga kryetar!
Nese ti nuk do e dije kete realitet mbase dhe mund te faleshin keto qendrime, por ti me mire se kushdo e di  qe demokratet nuk i ke me vete. Minimalisht ti je ne dijeni te faktit se si me gjithe perpjekjet e bera, nuk arrite te mbushesh as sallen e Pallatit te Kongreseve me demokratë te thjeshte e jo me me delegate. Nuk mjaftuan as familjaret, as puntoret e disa bizneseve qe erdhen me detyrim, as njerzit e marre nga rruga, po u deshen dhe socialistet e Rames per te mbushur sallen me 2 mije vende…! Kete ti e di shume mire, pavarsisht se çfarë deklaron publikisht.
E megjithese i di te gjitha keto, ti zgjedh qe pas perdorimit te sulmeve te Rames te kopjosh pike per pike  dhe qendrimet e tij. E fillove me hile e truke “procedurash”, vazhdove me mosnjohjen e votes se shumices e tani perfundove tek blindimi e bunkerizimi i selise se PD!
Rama me keto menyra mbron karrigen e tij te pushtetit, po ti çfarë po mbron, karrigen e opozitarit të përjetshëm?!! Pse?!
Ti e di qe keshtu, mund të jesh çdo gje, po kryetar i demokrateve nuk mund të jesh kurre. Po çfarë është me e rëndësishme ti e di shume mire qe edhe sikur te përdorësh policinë dhe gjykatat e Rames per te mbajtur nje vule e ca zyra boshe, as ne ëndërr nuk i afrohesh dot më pushtetit e jo me ta marresh. Atehere per çfarë te duhet gjithe kjo qe po ben?! Pse i genjen ende ata pak demokrate te thjeshte qe besojne me naivitet përrallën se vërtet pengesa per te marre pushtetin paska qene Berisha e tani pushtetin do na i sjellin ne pjate?!
Ne kushte te tilla dy alternativa mbeten:
-Te intereson thjesht karrigia e kryetarit te opozites per interesa personale biznesi.
-Me ose pa vullnetin tend, je pjese e atyre qe kerkojne shkatërrimin e PD per t’i lehtesuar mbretërimin Rames.
Per te qene i sinqerte , une nuk kam dashur te pranoje asnjeren prej ketyre akuzave edhe ne respekt te vetes time (gjithnje per hir te ketyre tete viteve te fundit). E po per kete arsye po bej dhe nje propozim te fundit me shprese te vaget se mund ta degjosh jo vetem per te miren e demokrateve por dhe tenden personale dhe te atyre pak veteve qe te ndjekin.
Ky eshte nje mendim teresisht personal dhe nuk ka asnje lidhje me pozicionin qe une kam sot si njeri prej 29 antareve te Komisionit te Rithemelimit te PD.
E kam thënë që në fillim të “konfliktit” se vetëm VOTA e demokratëve e zgjidh problemin. Në këto kushte, mbetet dhe një hapësirë e fundit; zgjedhjet në PD për  të gjitha strukturat, përfshi  dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar një  periudhë dhe 22 marsin si ditën e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit për organizimin e tyre. Unë mendoj që për  interesa madhore të PD, çdo  gjë mund të negociohet për  të zhvilluar një proces të pastër e me besimin e të gjithëve.
Demokratët të vendosin me votën e tyre sepse vetëm kështu qëndrojmë teë bashkuar dhe gjithë energjitë tona i përqendrojmë në luftën kundër Ramës. Bëhu  pjesë e këtij procesi.
Kush fiton drejton! Por edhe ai që humbet, nuk humb përfundimisht!
Zoti Basha, ti je ende i ri, kështu që edhe po të humbësh në këtë garë, nuk do të ishte fundi i karrierës tënde politike. Nëse do ndiqje këtë rrugë, kam bindjen që dhe shumica e demokratëve që sot janë kundër teje, do dinin të falnin e pse jo dhe të të mbështesnin në një të ardhme. Ndërkaq rruga ku je futur e po ndjek është fundi sepse nëse i çon demokratët  deri npërplasje, nuk ben gjë tjetër veçse shërben si kamikaz për interesin e Ramës, i cili është i vetmi që përfiton.
Prandaj zgjidh vërtet të ardhmen tënde dhe të PD, e prano votën e demokratëve si mekanizmin e kësaj të ardhmeje.