Edhe “Migjeni” drejt Italisë me pasaportë të falsifikuar

747
Sigal

Autoriteti i Aviacionit Civil: Mungon Certifikata e Fluturimit për kompaninë ajrore “Air Albania”

 “Migjeni” nuk fluturon dot, edhe pse kryeministri Rama e inauguron me 3D

“Migjeni” nuk do të fluturojë sot në asnjë nga destinacionet e Italisë, për të cilën ka dy muaj që shiten biletat me emrin e tij. Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të publikojë dje në FB edhe një herë lajmin se “Air Albania”, me “Migjenin” do të ngrihet në qiell, kjo është teknikisht e pamundur. Vetë Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një reagim publik ku është shprehur qartësisht se mungon Certifikata e Fluturimit për kompaninë ajrore “Air Albania” drejt Italisë dhe se fluturimet do të bëhen me marrëveshjen “Wet Lease” dhe ku gjithashtu shprehet se do të jetë “Migjeni” ai që do të fluturojë. Pra, fluturimi sot e jetë me …qira!

Turkish Arnaut!

Por çfarë do të ndodhë në datën 30 shtator, kur edhe është njoftuar nisja e fluturimeve për në Itali me tre destinacione, Romën, Bolonjën dhe Riminin? Edhe kësaj herë do të fluturojnë avionët e “Turkish Airlines”, kjo sipas marrëveshjes që Autoriteti i Aviacionit Civil ka deklaruar vetë.

Por çfarë parashikon kontrata “Wet lease”. Sipas EASA, autoritetit evropian të aviacionit Civil, kontratat ”Wet lease” zëvendësojnë fluturimet, kompania që merr këtë shërbim, merr me qira jo vetëm të drejtën e fluturimit, por edhe avionin, ekuipazhin, kateringun, madje edhe karburantin që shpenzon avioni. Në këto kushte, me këtë rregullore, dhe sipas marrëveshjes do të fluturojë “Turkish Airlines”, që pavarësisht se sa bileta janë shitur, “Air Albania” do t’i paguajë të gjitha shpenzimet. madje dhe fitimin. Në rregulloren e EASA thuhet. se operatori që synon të marrë me qira një avion. duhet të sigurojë autoritetin kompetent informacionin e mëposhtëm:

  • Llojin e avionit,
  • Shenjat e regjistrimit dhe
  • Numrin serial;
  • Emrin dhe adresën e pronarit të regjistruar;
  • Një kopje të certifikatës së vlefshme të aftësisë ajrore;
  • Një kopje të marrëveshjes së qirasë ose përshkrimin e provizioneve të qirasë,

përveç marrëveshjeve financiare;

  • Kohëzgjatja e qirasë; dhe në rast të dhënies me qira të lagësht, “Wet lease”,
  • Një kopje e AOC e operatorit të vendit të tretë dhe fushat e funksionimit.

Pra, kjo nxjerr jashtë loje “Migjenin”. EASA ka parashikuar në rregulloren 785/2004; në pikën 4, se një nga kushtet e e rregullimit të shërbimit ajror është i zbatueshëm kur:

  1. Ka nevoja nevoja të jashtëzakonshme;
  2. Ka nevoja për kapacitete sezonale;
  3. Vështirësitë operative.

“Air Albania” nuk ka asnjërën nga këto nevoja. Por përtej kësaj, sipas rregullores që vetë “Turkish Airlines” ka për kontratat “Wet lease”. Kërkohet nga autoriteti i aviacionit civil, se mbi cilën rregullore ka mbështetur deklaratën që “Migjeni” do të jetë avioni i dytë i “Air Albania” edhe pse është me “Wet lease”? Nga ana tjetër, rregullorja e “Turkish-”it, me të cilën dhe “Air Albania” bën këtë kontratë thuhet se: Akti i Aviacionit Civil turk me numër 2920, 5431, Rregulloret dhe Udhëzimet e Ministrisë së Transportit në lidhje me Qiradhënien e Avionëve janë baza themelore për dhënien me qira të avionëve ndërmjet operatorëve vendas dhe ndërkombëtarë të avionëve. Në këtë drejtim, operatorët ndërkombëtarë të avionëve janë në gjendje të marrin me qira një aeroplan nga një operator lokal i avionëve në kushtet kur:

  1. a) qiramarrësi dhe qiradhënësi duhet të kenë një licencë operative të vlefshme
  2. b) qiramarrësi, operatori ndërkombëtar i avionëve, duhet të licencohet nga një organizatë e aviacionit civil, e cila është anëtare e ICAO:
  • Avioni me qira “Wet lease” do të jetë i vlefshëm për ajrin gjatë periudhës së qiradhënies
  • Një autorizim i pronarit të avionit me qira të lagur duhet të përcaktohet në marrëveshjen e qiradhënies financiare në lidhje me ‘aircrue’ me qira të lagësht…

Mashtrimi

Kjo sipas rregullores së aviacionit turk bërë për të caktuar si kufi 72 orë në muaj. Pra, përqendruar tek kjo marrëveshje, do të fluturohet 3 herë në javë, që do të thotë 1 herë në javë për çdo linjë. Përse është reklamuar që “Migjeni” do të fluturojë çdo ditë në të tria destinacionet?! Kjo duhet të hetohet nga prokuroria, ashtu siç edhe duhet të hetohet edhe Autoriteti i Aviacionit Civil, që nëpërmjet deklaratave prek interesin publik, duke reklamuar njërën kompani shqiptare dhe duke dëmtuar kompaninë tjetër po shqiptare Albawings. /Nga Mirilda Tili Fax News