“Edhe dy javë nga triumfi i opozitës së bashkuar”, Meta tregon pritshmëritë: Do të çrrënjoset monizmi në pushtetin vendor

93
Sigal

Teksa kanë ngelur vetëm 2 javë nga zgjedhjet e 14 majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist për rezultatin nga ‘Lokalet’.

Në një reagim në rrjetet sociale Meta thekson se pas 14 majit, Shqipëria do të festojë për çrrënjosjen e monizmit nga pushtet vendor.

“Sot dy javë Shqipëria do të jetë në festë, sepse ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor.

Parashikimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një shumicë e padiskutueshme përsa i takon fitores së kryetarëve që janë dhe kandidatët më të mirë, më të padiskutueshëm.

Kandidatët tanë kanë programe të jashtëzakonshme, kanë një integritet të shkëlqyer, por kanë edhe ide shumë konkrete, duke ofruar zgjidhje që kurrë, që këta që kanë nga 2, nga 3 apo nga 5 mandate nuk i dhanë.

Bashkë????Fitojmë!✌️????????”, shkruan në reagimin e tij Meta.