E lajmëroi Rama, Çomo paraqet dorëheqjen në KQZ

102
Sigal

Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo i ka paraqitur dorëheqjen, mjekja Najada Çomo ka paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Lexo edhe:Lefter Koka dorëzon mandatin e deputetit: Rrugëtimin politik do t’a vazhdojnë bashkëpuntorët e mi

Me largimin nga mandati të Çomos, i hapet rruga e futjes në Kuvend Mimi Kodhelit, kandidatja grua më e votuar që mbeti jashtë parlamentit pas publikimit të rezultateve zgjedhore.

“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon. Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive”, tha Rama, një javë më parë.