“E kujt i plasi ça mendon Sorecca”/ Shpërthen ish-ministri: Këta ia kanë pirë lëngun qeverisë

608
Sigal

Duket se tashmë edhe deklaratat e ndërkomëbtarëve nuk i merr më njeri seriozisht. Sitata e tensionuar politike në të cilën ndodhet vendi, ka shaktuar një ndarje të thellë mes opozitë sdh emaxhorancës gjë e cila si kurrë më parë, ka ndikuar edhe në qëndrimin e shumë zyrtarëve që kanë qenë pjëse e kësaj qeverie.

Ish-ministri Ylli Manjani, i cili kohët e fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e amabsadorti italian Luiggi Sorecca i cili u shpreh se të gjitha pretendimet e opozitës do të merren parasysh vetëm nëse do të vërtetohen ligjërish. Pyetja e ministrit është padyshim kjo: a nuk ka vite që vërtetohen ligjërisht aferat e kësaj qeverie? A duhet më vërtetime? Përmes një statusi në Facebook, Manjani ka shpërthyer kundra ambasadorit duke mos e kursyer edhe ironinë ndaj tij.

Statusi i Manjanit

Ç’a thotë ky Soreca mo?!

“Pretendimet e opozitës do merren në konsideratë nëse vërtetohen ligjërisht”?!!Kush do ja vërtetojë akuzat Sorecës?! Pse nuk u hetuan e vërtetuan tash dy vite?!

Pastaj ç’është ky rreth vicioz, të vërtetohen akuzat që të drejtë opozita?!Në cilin vend të BE ndodh që qeveria kapet në flagrancë duke vjedhur dhe rri në pushtet deri sa të vërtetohen akuzat?!

Janë në terezi këta apo kanë pirë lëngun e qeverisë?!Cili ambasador në botë e ndan që një opozitë ka të drejtë apo jo të bëjë politikën që do në vendin e vet?! Kujt i plasi tek e fundit nëse Soreca i merr apo jo në konsideratë qëndrimet politike të opozitës?!!!