E dënon Gjykata, Xhelal Mziu inspekton punimet në rrugën Kozare

517
Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Xhelal Mziun, kryetarin e Bashkisë Kamëz, me dy vjet burgim për abuzimet me tenderat e rrugëve në këtë njësi vendore, për këtë të fundit duket se nuk është aspak problem.
Si për ironi të fatit në kohën kur Gjykata ka dhënë vendimin, Mziu ka inspektuar punimet në rrugën “Kozare”, e cila lidh qendrën e Laknasit dhe Kamzës. Ai deklaroi për mediat se pavarësisht akuzave politikedo të jetë në krye të detyrës në shërbim të qytetarëve .
Në lidhje me rikandidimin e tij për herë të tretë për kryetar të Bashkisë Kamëz, Mziu ka thënë se e konsideron një përgjegjësi të jashtëzakonshme mandatin e tretë. 
Sigal