“Dyshoj se sistemi TIMS nuk është goditur nga iranianët”/ Meta për sulmet kibernetike: Ka qenë në bashkëpunim brenda shtetit!

136
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se ka dyshime që hakerimi i sistemit TIMS nuk është bërë nga iranianët. Në një intervistë për RTSH, ai u shpreh se nuk ka ende prova konkrete për këtë.

Sipas ish-Presidentit, goditja e sistemit të policisë është bërë nga brenda shtetit, dhe jo nga një agresor i jashtëm.

Meta theksoi se që pas sulmit të sistemit TIMS, ka pasur një trefishim të fluturimeve drejt Dubait.

Meta: Unë sot u përpoqa të theksoj një element të rëndësishëm që kryeministri ynë, apo i Rilindjes, ka kërkuar bankave që të integrohen në e-albania. Të mos kenë sistemin e tyre të pavarur. Ia ka imponuar. E dinte që sistemi ishte në hakërrim prej një kohe të gjatë, prej gati një viti. Nuk është pranuar nga Banka e Shqipërisë, sidomos nga bankat e tjera ku për shkak të konfedincialitetit. Unë dyshoj që kjo nuk është bërë për bankat, dyshoj, por nuk kam një provë materiale, sistemi TIMS nuk u godit nga iranianët. Ata kanë bërë goditjet e tjera. Nuk mund të goditet nga jashtë. Është një bashkëpunim i brendshëm, disa të dhëna që sistemi është goditur. Kemi një trefishim të udhëtimeve në Dubai. Nuk besoj që sistemet e policisë, ka dy sisteme të veçanta, janë goditur nga Iranianët.