Dy qeveritë në qeverinë “Rama 1”

459
Sigal

Mungesa totale e LSI-së, nga konferenca “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”, që u konsiderua, si aktivitet partiak, nga PS-ja 

Në konferencënShqipëria e Gjeneratës Tjetër”, që u zhvillua dje, ajo që ra në sy, ishte se asnjë ministër i qeverisë “Rama 1”,  që janë tëLSI-së, nuk mori pjesë në këtë konferencë, ndërkohë, që ishin të pranishëm të gjithë ministrat e qeverisë “Rama 1”, të PS-së, por edhe shumë deputetë të PS-së, sikurse Bashkim Fino, Armando Subashi, Vasilika Hysa, Ermonela Felaj, Fatmir Toçi, etj..  Prania e këtyre  deputetëve  është shprehje e rëndësisë së madhe që i kushton Kryeministri dhe PS-ja, tematikës së konferencës, d.m.th, zhvillimit urban të mbarë Shqipërisë. Jo vetëm asnjë ministër iLSI-së nuk ishte i pranishëm në këtë konferencë që organizon vetë Edi Rama me cilësinë e Kryeministrit të ri, por edhe asnjë politikan iLSI-së nuk mori pjesë. Atëherë, si ka mundësi që një vizion kaq i rëndësishëm për gjithë Shqipërinë, të përkufizohet si një veprimtari partiake e PS-së, me iniciativën e Kryeministrit Edi Rama, derisa mungojnë gjithë ministrat e LSI-së?

LSI-ja, mungesë apo bojkot?

Edi Rama është përkujdesur personalisht që të organizojë këtë konferencë  dhe  ka ftuar 50 arkitektë dhe urbanistë nga shumë ende të botës, me qëllim që të jetësojë vizionin e tij  për një realitet të ri të zhvillimin urbanistik të vendit. Kjo konferencë do të zhvillohet në 2 ditë, madje, të gjithë miqtë e huaj, të ftuar, në 2 ditët e para kanë vizituar shumë vende të vendit, duke u njohur nga afër me realitetin, për të cilin janë ftuar të japin mendime dhe projektet e tyre. Atëherë, duke u nisur nga rëndësia e madhe që i ka kushtuar Kryeministri i ri këtij projekti madhor të zhvillimit urbanistik të vendit, si ka mundësi, që nga të gjitha aktivitetet, nuk ka asnjë të pranishëm ngaLSI-ja? Asnjë ministër dhe asnjë politikan. Dhe jo vetëm. Por a nuk kaLSI-ja ndonjë arkitekt apo urbanist që të jetë pjesë e skuadrës qeverisëse që do të zbatojë projektin e Kryeministrit Rama?  Një vizion i madh, është partiak, apo qeverisës? PS-ja edhe pse ka shpallur qeverinë e saj, sillet  ende sikur të jetë akoma në opozitë, apo fushatë elektorale, derisa parcelizon të tilla aktivitete në …partiake dhe jo mbarë qeverisëse, derisa  tashmë është në maxhorancë. Mos vallë, ende pa filluar bashkëqeverisjen, PS-ja dhe Edi Rama duan t’i përcjellin LSI-së, duke e diferencuar nga bashkëqeverisja,  mesazhin se si do të (vetë)qeverisë?

Prononcimet e PS-së dhe LSI-së

Eglantina Gjermeni, e cila është emëruar ministrja e re e Turizmit dhe, që natyrshëm, është edhe një nga organizatorët e kësaj konference, e pyetur nga “Telegraf”  për mungesën nga kjo konferencë e PS-së, të ministrave të LSI-së, u përgjigj: “Ftesat janë bërë për të gjithë. Nuk di përse nuk kanë ardhur?”. Ndërsa një nga drejtuesit e LSI-së, pyetjes së “Telegraf”, përse mungoiLSI-ja nga konferenca e PS-së, u përgjigj, se ai aktivitet ishte aktivitet i PS-së dhe nuk kishte lidhje me programin e qeverisjes së re.

Qeveri e parcelizuar

Iniciativa e Kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama për të prishur të gjitha ndërtimet pa leje në Bregdet nuk ka gjetur asnjë përkrahje e mbështetje ngaLSI-ja. Të paktën, deri tani. Asnjëherë Ilir Meta, në të gjitha prononcimet publike, që nuk janë, edhe të pakta, nuk e ka përmendur asnjëherë, që edhe përLSI-në, iniciativa e Kryeministrit Rama, do të jetë prioritet edhe iLSI-së. Në konferencën që organizon Edi Rama për zhvillimin urban të vendit, të jepet përshtypja që e organizon Edi Rama si Kryetar i PS-së dhe jo Edi Rama, si Kryeministër, derisa mungojnë të gjithë ministrat e LSI-së. Apo, ndoshta Edi Rama funksionon me mendësinë si kryeministër i PS-së dhe vizioni i tij për zhvillimin urban të vendit i përket  pjesës të qeverisë ku janë vetëm ministrat e PS-së? Mund të jetë edhe tjetra. Që ministrat e PS-së të kenë programin e tyre qeverisës dhe LSI-ja të ketë programin e saj qeverisës për ministritë që ka ajo dhe secila të ketë përgjegjësinë e ndarë.

Programi i përbashkët qeverisës PS-LSI, një…slogan

 Për të dhënë imazhin që qeveria e re PS-LSI do të funksionojë si një e tërë, është krijuar një grup pune, i përbërë nga Ilir Beqja nga PS-ja dhe Edmond Haxhinasto ngaLSI-ja që të hartojnë një program të përbashkët qeveritar. Me këtë sjellje politike, ku PS-ja prezanton program qeveritar  si një aktivitet partie, dhe jo si një maxhorancë unike, derisa  LSI-ja …mungon, është pak e vështirë të besosh se qeveria e re “Rama 1” do të funksionojë si një organizëm i vetëm.

 Kryeministri Rama: “Vendi në kaos, do hapim një epokë të re për territorin”

Shqipëria duhet të përshkojë rrugën e ndryshimit të vitit 1992, por këtë herë për të kthyer në realitet  zhvillimin urbanistik të vendit, që deri më sot ka përjetuar vetëm kaos. Ky është vizioni i kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, dora e të cilit, në 4 vitet e ardhshme nuk do prekë më vetëm zhvillimin e një qyteti, por të gjithë Shqipërisë.

Territori i Shqipërisë, në emergjencë kombëtare

Duke folur në konferencën “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, kryesocialisti tha se, vendi ndodhet përballë një emergjence kombëtare sa i përket territorit, që do i japë fund një herë e mirë planeve urbanistike kuturu, të cilët do zëvendësohen me një  zhvillim të integruar, që  ngrihet në modelet më të mira të vendeve të BE-së. “Duhet të mbyllet epoka, kur paratë e shqiptarëve u investuan kuturu, planet kuturu, zhvillimet në qytete kuturu. Të hapet një epokë e re e një zhvillimi të integruar. Do ndryshojmë modelin e qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më suksesshme të atyre vendeve që janë sot pjesë e BE”,- tha ai. “Sot mblidhemi me një grup të gjerë protagonistësh, planifikues urbanë, arkitektë, ekonomistë, të ardhur nga e gjithë bota, për përpjekjen e madhe të një modeli të zhvillimit të vendit që sot ka nevojë urgjente për të adresuar problemet e veta në një qasje krejt të re”, deklaroi Rama. Për përballimin e kësaj sfide, Kryeministri i ardhshëm theksoi se, vendit tonë më shumë se kurrë i nevojitet ndihma, kontributorët dhe partneriteti nga jashtë. Lidhur me zhvillimin urban, Rama nënvizoi se, nevojitet kalimi në plane rajonale, përmes të cilave shteti duhet të  jetë ai që të drejtojë zhvillimin e territorit, jo individi. “Një nga gjërat që duam të bëjmë është që ta vëmë nga një ndjekës impotent të zhvillimeve në drejtues. Kjo është e mundur në rast se që nga ministrat e pastaj drejtuesit e niveleve të ndryshme do të kuptojnë atë që u tha këtu se duhet të shkrijmë kufijtë e vendosur mes sektorëve, mes administrative dhe të ndërtojmë një qasje të integruar. S’mund të bëjmë më plane si piktura në letër që s’kanë lidhje me realitetin për të marrë nga donatorët fonde për të ndërtuar strategji pas strategjish, sepse kemi krijuar një bibliotekë të madhe me letër të pavlefshme”,-tha Rama. Ndërkaq, zv.kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi, tha se, nuk jemi në zhvillim, por në nisjen historike të procesit. “Kjo e sotmja nuk është një zhvillim, por një rinisje historike nga fillimi dhe që përkon me fundin e tranzicionit shqiptar. Me këtë takim ne duam të marrim ide, që mund të jenë edhe të kundërta dhe do na duhet neve që jemi këtu për të ndërtuar ato qendra që po diskutohen, ato qendra kreative dhe ku pjesëmarrja e profesionistëve shqiptarë të fushës do jetë e pashmangshme”. Eglantina Gjermeni, e cila do të mbulojë fushën e turizmit në qeverinë “Rama” tha se, “ne synojmë të marrim modelet më të mira të rajonit dhe do të mbështetemi në atë që është bërë më mirë deri tani”.