Dy Artanët të pandashëm, ai i Kadastrës zbulon nga nevoja se për çfarë tjetër mund të përdoret flamuri

431
Sigal

Të pandashëm dy Artanët, ai me mbiemër Lame dhe ai me mbiemër Shkreli.  Bashkë, në mitingun e Partisë Socialiste më 23 mars, ulur, teksa dëgjojnë liderin madhor, vetë zotin kryeministër.

Mund të na kishte shpëtuar kjo foto, po mos na kishte tërhequr vëmendjen një përdorim praktik i flamurit tonë kombëtar: mbrojtjen nga rrezet e forta të diellit që shndërrit Tiranën me pyll orbital, siç thotë kryebashkiaku Veliaj.

Shkreli, largpamës, i ka marrë masat, pas parashikimit se një ditë “kaliente” do e priste Tiranën, duke marrë me vete kapelen kaubojse. I papërgatitur ka mbetur Lame, i cili në kundërpeshë të largpamësisë së shokut të tij, i ka plasur para syve prakticitetin.

Fotografi Agim Rama nuk e ka falur këtë moment por pyetja që të lind natyrshëm është: t’i ketë kapur “selfie” i shefit madhor dy Artanët?!