‘Dvorani duhet të ishte qëruar’, Ish-ministri i Shëndetësisë i përgjigjet Ramës: Oligarkë ka që ç’ke me të

268
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka kundërshtuar  deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

Solis u shpreh se në vend ka oligarkë që ç’ke me të, madje më keq se kurdoherë.

Sipas Solisit, shumë gjëra janë bërë të tmerrshme në sistemin zgjedhor dhe ofertat janë parashikuar se ku do shkojnë.

Ai gjithashtu theksoi se Reforma në Drejtësia ka sjellë shumë probleme dhe se kreu i KED Ardian Dvorani duhet të ishte qëruar, pasi ka rol më shumë se çdokush.

‘Ka oligarkë që ç’ke me të. Më keq se kurdoherë. Ndërkohë nuk ka qenë kurrë më keq se tani. Ndërkohë janë edhe të parashikueshme ofertat se kur dhe ku dopo shkojnë. Infulencat nuk do dalin tani, do dalin më vonë. Ka influencë politike dhe biznesi është dyndur në politikë. Populli ka disa vjet që voton numra. Populli nuk kontrollon gjë. Shumë gjëra janë bërë të tmerrshme në sishtemi zgjedhor. Reforma në Drejtësi ka sjellë probleme. Ai Dvorani që unë kam respekt duhet të ishte qëruar se ka rol më shumë se çdokush tjetër aty’, tha Solis.