Durrëslajm shpall rezultatin: LSI forcë e parë në garën online. Lajmet për LSI, më të klikuarat

503
LSI i ka kushtuar në këtë fushatë një rëndësi të veçantë programit të rinisë, duke synuar të tërheqë sa më shumë pranë vetes të rinjtë e Shqipërisë. Edhe në spotet elektorale të fushatës, dominojnë të rinjtë që përcjellin mesazhin për të votuar për LSI.

Një ditë më parë, një tezë e tillë u artikulua edhe nga sekretari i përgjithshëm Luan Rama, i cili theksoi se prej vitesh LSI ka investuar shumë tek të rinjtë. Sipas tij, elektorati besnik i dy partive të mëdha PS dhe PD, nuk i “tradhton” ato, prandaj, për zgjerimin e rradhëve të saj, LSI ka nisur që 4 vite më parë të tërheqë pranë vetes adoleshentët, që në 2017, kthehen automatikisht në votues potencialë të partisë së Metës.

E duket se fakti që ndjekësit më të zjarrtë, LSI i ka nga rradhët e LRI, e bën këtë forcë politike triumfuese, të paktën në garën e klikimeve, like-ve apo share-ve online.

Në këtë muaj fushate, aktivitetet elektorale të LSI në Durrës kanë qenë lajmet më të klikuara, me më shumë like dhe share në DurrësLajm, krahasuar me ato të dy partive të mëdha.

LSI ka lënë goxha prapa në garën online dy forcat kryesore PS dhe PD. Elektorati i kësaj partie duket se është i etur të ndjekë nga afër dhe të informohet mbi çdo informacion të ri apo status të lidërve të tyre lokalë, sidomos Lefter Kokës dhe Flamur Gjuzit, që mbeten figurat më të spikatura në rradhët e partisë së Metës në Durrës.

Sesi do të shkojë gara më 25 qershor, për këtë duhet të presim disa ditë, por LSI mund t’i gëzohet faktit se të paktën në garën online është forcë e parë.
Sigal