Durrës, deputetja Klodiana Spahiu dëgjesë publike me banorët e Shkozetit

594
Deputetja e qarkut Durrës, znj Klodiana Spahiu, në vijim të turit të dëgjesave publike me qytetarët zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Shkozetit.
Znj. Spahiu falenderoi banorët për mbështetjen e madhe që i dhanë Partisë Socialiste në 25 Qershor duke bërë të mundur që qarku i Durrësit të dërgojë në parlamentin e ri 8 deputetë. “Ju bëtë realitet një gjë të paparashikuar, që deputeti i tetë i Partisë Socialiste të futet në parlamentin shqiptar”, theksoi Spahiu.
Duke ju referuar takimit të organizuar, deputetja Spahiu tha se “kjo është një mënyrë krejt e re, post fushate elektorale, komunikimi me qytetarët, gjë që nuk ka ndodhur më parë dhe është një nga mënyrat, mendoj, më të vlefshme për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me problemet dhe me shqetësimet që kanë njerëzit”.
Nga ana e tyre, qytetarët e zonës së Shkozetit vlerësuan takimin e organizuar, teksa bërën të ditur shqetësimet me të cilat ata ndeshen në zonën ku banojnë. Një prej banorëve ngriti shqetësimin rreth fonderisë që shkrin bateri e cila, sipas tij, është kthyer në shqetësim për shkak të ndotjes së madhe që shkakton. Ndërkohë një tjetër banore kërkoi ndërhyrjen për rregullimin e kanalit të ujërave të zeza në zonë i cili sipas saj është në gjendje të rënduar.
Sigal