Dule në Dropull: Kandidati ynë mbështetet edhe nga PS – LSI

455
U duk sikur midis PS dhe PBDNJ u bë një divorc përfundimtar, por vetë kreu I PBDNJ Vangjel Dule nga gjirokastra ka lënë të hapur mundësinë gjatë dhe pas zgjedhjeve me koalicionin qeverisës. Gjatë prezantimit të kandidatit të dropullit Kristo Ziso Dule ka deklaruar se ekziston një bashkëpunim I pjesshëm mes forcës që ai drejton si dhe PS dhe PBDNJ.
Vangjel Dule: Ka një bashkëpunim të pjesshëm me PS dhe LSI në Gjirokastër. Mbetet për tu pare sesa sinqerisht do ti shërbehet kësaj marrëveshje dhe në përputhje me të do të jetë edhe vota e antarëve të PBDNJ në bashkinë e Gjirokastrës.

Ish numri dy i kuvendit adresoi kritika për dy kryetarët e partivë të mëdha PS dhe PD. Sipas tij si Rama dhe Basha po bëjnë një fushatë sikur të ishte për zgjedhjet e pushtetit qëndror dhe jo lokal.
Vangjel Dule: Ne jemi larg para fabrikateve që shikoni të stisen në qytete të Shqipërisë midis dy forcave të mëdha politike dhe të krijojnë idenë se kandidojnë Rama dhe Basha kush do të jetë kryeminister sesa kush do të jetë kryetar bashkie në Gjirokastër apo diku tjetër.
Dule këkroi që OSBE të tregohet e vëmendshme në zonta minoritare ku shpesh herë pa pasur problem me zgjedhjet.
Sigal