Duka: Rama, pushtetari më jetëgjatë

488
Kandidati i PD për deputet në Durrës, Agron Duka, u ka bërë thirrje banorëve të Arapaj t’i japin votën Partisë Demokratike. Duka tha se janë të panumërta arsyet pse socialistët nuk duhet të gëzojnë më votëbesimin dhe mundësinë për një mandat të dytë. Një prej këtyre arsyeve sipas tij është se ata nuk e përdorën pushtetin për të rritur nivelin e jetesës së qytetarëve, por për të forcuar ekonominë personale. “Unë gjykoj që pas katër vitesh qeverisje qendrore dhe pas 10 apo 12 qeverisje vendore nuk besoj se ne duhet t’ia japim sërish votën “Rilindjes” për arsye që i shohim çdo ditë. Po t’i bëni llogaritë, Rama është pushtetari më jetëgjatë në Shqipëri. Më shumë se ai nuk ka qëndruar kush në karrige. Ka rreth 17 vjet, tre mandate kryetar bashkie, 2 vjet ministër, 4 vjet kryeministër. I dyti është Berisha, se nga ngaqë ka bërtitur shumë kujtojnë se ka qëndruar shumë atje. Ka qënë më pak se Rama. Dhe kur bën balance thotë ‘Do t’i japim dërmën keq qeverisjes 25-vjeçare’ sikur është ndonjë i pazënë fill. Ky nuk është i pazënë fill, ka gjithë jetën në qeverisje. Nuk besoj se ka ndonjë të mirë nëse do të votoni prapë Ramën apo Rilindjen”, tha Duka. Ai shtoi se vlerësimi për Partinë Demokratike do të bëhet në të ardhmen. “Megjithatë unë personalisht do të jem i devotshëm, jo vetëm për problemet që keni ju këtu të gjithë publike sidomos për rrugën, ujin, por edhe problem individuale që ju mund të keni në të ardhmen” tha ndër të tjera Duka.
Sigal