Duka: Rama na lëndon kur tallet me gratë: ‘Dëgjo ti, shko tako burrin, po tako edhe komshiun!

510
Aleati i PD-së, kryetari i PAA-së, Agron Duka, iu ka kërkuar ish-anëtarëve të PD-së, që devijuan dhe shkuan tek LSI-ja, të kthehen sërish në PD. Nga ana tjetër, u ka sjellë në kujtesë faktin se Rama me arrogancën e tij edhe të lëndon, kur “tallet me ne dhe u thotë grave në mitingje: “Dëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun!”

Ja si u shpreh Duka në një takim elektoral në Ishëm:
“Pas marrëveshjes që u mbyll mes dy lederve të majtë dhe të djathtë, nuk besoj se do të ketë më akrobatë që do t’i shkojnë më LSI-së pas për pushtet sepse nuk besoj se do të vijë më në pushtet. Kështu që ata që kanë shkuar për arsye pragmatiste, mirë kanë bërë, por unë i ftoj që të vijnë prap tek Partia Demokratike, të vijnë tek partia e vet sepse është shumë afër pushtetit.

Nuk besoj se ka njeri sot që mund të jetë i kënaqur ekonomikisht nga qeverisja e Edi Ramës. Kushdo që ka qeverisur përpara nuk mund të krahasohet me këtë lloj qeverisje. Jo vetëm ekonomikisht që është shkatërruar, por ajo që ne na lëndon është edhe arroganca e tij, mënyra e sjelljes. Një burrë që del me tuta, shko e jep çertifikatat e legalizimeve a thua se i ka të shtëpisë së tij. Për më tepër që tallet me ne dhe u thotë grave kur vijnë në mitingje “dëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun”. Këto janë gjëra që nuk na shkojnë për shtat.”
Sigal