Droga në autobusin e FRESSH-it, Këlliçi: Dekriminalizimi duhet shtrirë më gjerë

663
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me kapjen e lëndës narkotike nga autoritetet turke në autobusin e Forumit Rinor Socialist Shqiptar, në të cilin udhëtonin 40 studentë.
Përmes një reagimi të shkurtër, FRPD shprehet se “Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, njëkohësisht zv. Kryetar i FRESSH, gjen mënyra të reja të punësimit të të rinjve socialiste….”
“Trafikant droge profesioni më i pëlqyer i drejtuesve socialistë. Mesa duket dekriminalizimi duhet shtrirë edhe më gjerë!” theksohet në reagim.
Një autobus i Forumit Rinor Socialist Shqiptar me 40 te rinj është ndaluar nga policia kufitare e Turqisë, pasi në të është gjetur një sasi droge.
Pas kësaj autoritetet turke arrestuan shoferin e mjetit dhe shoqeruan në komisariat studentët dhe nënkryetarin e FRESSH, Artur Micko.
Mësohet se autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, ku për të arritur në destinacion duhej të kalonte përmes tokës greke.
Për shoferin, mësohet se është marrë masa e paraburgimit pasi u ndalua në kushtet e flagrancës.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse policia turke do të arrestojë ndonjë person tjetër nga ata që ishin udhëtarë në mjet, pasi nuk dihet ende lidhja e tyre me sasinë e drogës të gjetur në autobus.
Sigal