Dritan Ylli shpërthen ndaj Bardhit: LSI s’bie pre e shantazheve të asnjë tekniku

474
Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për hetim ndaj tij, deputetit Çela dhe koordinatorit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Malësinë e Madhe për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Përmes një deklarate për mediat, Ylli i cilëson gënjeshtra dhe shpifje përmes të cilave sias tij Ministri Bardhi po tenton të mbullojë shkarkimet e paligjshme.

Ai e paralajmëron Bardhin se do të japë llogari para drejtësisë.

Dritan Ylli: Genjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e Ministrit te Drejtesise, nuk mund te fshehin gjendjen katastrofike te PD ne Shkoder, te krijuar nga perjashtimi i figurave kryesore te saj. Gjithshka thuhet ne adrese te kandidateve te LSI ne Shkoder, eshte vetem nje sajese e turpshme dhe nje spekullim, qe kerkon te mbuloje ministri i paditur per shkarkimet e paligjshme. Ministri i Drejtesise do te jape llogari per te gjitha shkeljet e ligjit qe po ben, per te cilat ai eshte paditur dhe duhet te jape llogari ne Prokurori. LSI nuk e ndal vrullin e saj drejt forces se pare dhe nuk bie pre e presioneve apo shantazheve mashtruese te asnje tekniku apo politekniku kudo qofte ai….
Sigal