Dritan Ylli: Na duhet më shumë punë e denjë dhe e mirëpaguar!

491
Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli ka bërë sot një vizitë në fasonerinë “Niko shoes” në Mabë të Lezhës.Në fjalën e mbajtur ai theksoi se kjo zonë ka nevojë për më shumë vende pune, jo vetëm në fason por edhe në turizëm.

Më poshtë statusi i plotë i Dritan Yllit në faqen zyrtare në Facebook

“Niko shoes” në Mabë të Lezhës, duhet falenderuar se punëson gra e vajza, por dhe djem nga Lezha e Shkodra ! Kjo zonë ka nevojë për më shumë vende pune, jo vetëm në fason, por edhe në turizëm, agrobiznes, bujqësi, shërbime etj, që familjarët dhe të rinjtë të punojnë me paga më të mira, për dinjitetin e tyre ! Na duhet më shumë punë e denjë dhe e mirëpaguar!
Sigal