Dritan Kaba: Pasuroni dijet me gjenialitetin e Spiropalit!

485
Sigal

Gazetari Dritan Kaba reagon me ironi pas gafës së Ministres se Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  prezente në emisionin “Mbrëmje,” në TV “ABC News”, teksa mbronte kryeministrin Edi Rama, nga komentet e bëra gjatë daljes së tij në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”.

Spiropali i krahasoi komentuesit kundër Ramës me personazhin e famshëm Don Kishoti i Mançës të autorit Migel Servantes.

Mirëpo, Spiropali e cilësoi Don Kishotin si një personazh të rëndësishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që edhe nxenësit e shkollave fillore e dinë që ai është një personazh i letërsisë spanjolle.

“Call centerat dhe ata që sulmuan Ramën në “Porta a Porta” janë si Don Kishoti. Megjithse Don Kishoti është personazh i rëndësishëm i letërsisë shqiptare”,- u shpreh Spiropali

Postimi i Dritan Kabes:

PASURONI DIJET TUAJA!
Beje share te “mençurohen” sa me shume shqiptare!
Ju ftoj te ndiqni gjenialitetin dhe njohurite poliedrike te ylllit Spiropali!
Pas shpjegimeve me Skenderbe ka filluar te shpalose dijet e saj mbi Don Kishotin!
Gezuar 8 marsin! ???

PASURONI DIJET TUAJA!Beje share te “mençurohen” sa me shume shqiptare!Ju ftoj te ndiqni gjenialitetin dhe njohurite poliedrike te ylllit Spiropali!Pas shpjegimeve me Skenderbe ka filluar te shpalose dijet e saj mbi Don Kishotin!Gezuar 8 marsin! ???

Publiée par Dritan Kaba sur Vendredi 8 mars 2019