Dritan Kaba: 25 prilli, betejë që duhet fituar, ndryshe humbet Shqipëria

157
Vjedhin me një dorë PPP e rrugëve me trefishin e vlerës Milot – Balldrem, Vlorë – Orikum apo rrugën e Arbrit.
Sigal

Vjedhin Unazën e Re po njësoj.

Vjedhin 156 milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të shesin edhe moral.

Vjedhin me tendera sekrete. Vjedhin kujdesin ndaj të sëmurëve me Covid duke blerë me 3-fish deri në 8-fish të vlerës ilaçet e mjetet mbrojtëse.

Vjedhin, varfërojne, shkretojnë jo vetëm buxhetin, por edhe lirinë ekonomike, zemrën dhe shpirtin e shoqërisë që duam të ndërtojmë. Këta plehra komuniste duan të na kthejnë në bujkrobër të mafias, Ndraghëta-s apo pushtetit te tyre të ndyrë. Dhe i kujtojnë shqiptarët debila dhe nxjerrin një çingie sipër, një borëpastruese dhe na bëjnë propagandë. Kjo bandë jo vetëm duhet larguar nga qeverisja, por duhet të hyjë në burg për çdo abizim me parate e shqiptarëve.

Nuk i kuptoj këta të verbër dhe idiotë që vazhdojnë t’i mbrojnë!

Këta plehra më nxjerrin mallin e atyre palaçove që dilnin para 30 vitesh me bustet e Enverit. Bijtë e tyre sot “dalin” me bustet e Ramës. Përballë kësaj maskarade dhe misheli komunisto-mafioz, Opozita duhet të qëndrojë përballë tyre me parimet te cilat i ka mbrojtur në çdo kohë. Para eterve të tyre para 30 vitesh, sot para bijve që po shkatërrojnë çdo vlerë morale dhe demokratike të shqiptarëve.Parimet do e bëjnë opozitën fituese, jo premtimet. Parimet për një Shqipëri të lirë nga mafia, oligarkët që janë pjella të komunizmit dhe bijtë e etërve gjakatarë.

Duhet të mposhtim komunizmin, të çlirojme tregun, të sjellim demokracinë reale, ndryshe do i kemi bijte e eterve gjate ne pushtet. Dhe shqiptaret do zëvendësohen me arabë, indianë e kinezë.

Parimet do e shpëtojnë Shqipërinë dhe rininë e mrekullueshme të këtij vendi.

Parimet do e shpëtojnë Shqipërinë dhe familjen shqiptare.

Parimet do sjellin progresin dhe krenarinë.

Ballë për ballë në këtë betejë janë dy kampe. Rilindja, mafia dhe disa legena ish-“opozitarë” që i kanë shitur shpirtin së keqes dhe Opozita me qytetarët, që duan lirinë, demokracinë dhe progresin real të Shqipërisë. Këtë betejë duhet ta fitojmë, jo për Opoziten apo për partitë opozitare, por për Shqipërinë, për rininë e saj.