Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Banorët e Dobrovës ndihen të zhgënjyer, pasi prisnin që tranzicionit 30 vjeçar duhej ti kishte ardhur fundi!

174
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Qarkut Dibër për Partinë Demokratike, Xhelal Mziu, ka zhvilluar një takim me qytetarë të lagjes Dobrovë.

“Njerëz të mirë, punëtorë dhe shumë bujarë, por të zhgënjyer nga keq qeverisja e Rilindjes.
Të vjedhur nga banditët që drejtojnë pushtetin lokal dhe atë qendror!
Të pa përfaqësuar, pasi kudo rrugëve gjen të rinj pa punë, të shkolluar dhe me master, ndërsa zyrat e shtetit janë marrë peng nga “injorantë” funksionalë!”, – është shprehur Mziu me anë të një mesazhi që ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale, ku ka paraqitur dhe programin e Partisë Demokratike te këta banorë.


Mesazhi i tij i plotë:

Takime me qytetarë të lagjes Dobrovë.
Njerëz të mirë, punëtorë dhe shumë bujarë, por të zhgënjyer nga keq qeverisja e Rilindjes.
Të vjedhur nga banditët që drejtojnë pushtetin lokal dhe atë qendror!
Të pa përfaqësuar, pasi kudo rrugëve gjen të rinj pa punë, të shkolluar dhe me master, ndërsa zyrat e shtetit janë marrë peng nga “injorantë” funksionalë!
Të zhgënjyer, pasi prisnin që tranzicionit 30 vjeçar duhej ti kishte ardhur fundi!
Të prerë në besë, pasi kishin mbështetur Rilindjen, por ajo “polli” veç braktisje, shpopullim, dhe degdisjen e Shqiptarëve rrugëve të Europës, duke e bërë këtë vend të pa jetueshëm.
Ne do tu rikthejmë shpresën, se ky vend do të bëhet.
Do të punojmë fort për integrimin Europian!
Do ti japim dorën biznesit si mundësi për të gjeneruar vende pune, dhe si katalizator për mirëqenien e njerëzve!
Do të kemi prioritet infrastrukturën rrugore!
Do të shohim me përparësi punësimin e të rinjve!
Me 25 prill Dibra do të votojnë PD
#25prill_Rama_humbet
#25_prill_Dibra_fiton
#25_prill_Shqipëria_fiton