Drejtësia refuzon të lëshojë mandat arresti për Amant Josifin, Berisha: Turp drejtësia!

6
Sigal

Të dielën ish kryeministri njëherësh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, e cilësoi një turp veprimin e drejtësisë për të mos lëshuar urdhër arresti për, Amant Josifin. Berisha tha se ortaku i tij Olsi, e përcolli për Dubai, Josifin ku janë të depozituara paratë e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës. “Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk guxoi të lëshoj mandat arresti. Ortakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituara paratë e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.”- tha Berisha. Në reagimin e tij, ish-kryemnistri iu referua edhe një njoftimi të policisë dy ditë më parë në të cilin thuhej se ‘Në pranga u vu shtetasi P.M nga fshati Berdicë në Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.” Krahësuar të dyja ngjarjet mes Amant Josifi dhe njoftimit të policisë Berisha shtoi se: “Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300-euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia.” – tha ai.