“Drejtësia”/ Bylykbashi: Shpresojmë që të bindet mazhoranca

449
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas letrës që tre kongresmenë amerikanë i kanë çuar Sekretarit të Shtetit, John Kerry, lidhur me Reformën në Drejtësi. Bylykbashi e vlerëson si kontribut këtë letër, ndërsa shpreson që mazhoranca më në fund të pranojë rekomandimin Nr 88 të Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara. 
“Letra që kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholt i kanë drejtuar Sekretarit Kerry, lidhur me Reformën në Drejtësi është një kontribut i çmuar për t’iu dhënë shqiptarëve nje drejtësi të pavarur sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen politike. Kongresmenët amerikanë duke iu referuar Komisionit të Venecias kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakort, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të suksesshme dhe te gjithpranuar në drejtësi.
Urojmë dhe shpresojmë që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si një shtysë për mazhorancen për të zhbllokuar Reformën në Drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88. Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqesorin dhe t’i hapë rrugë konsensusit për Reformën në Drejtësi si rruga e vetme per t’iu dhënë qytetareve drejtësine qe duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin.
Sigal