Drafti i Këshillit të Europës/ Jo më fituesi i zgjedhjeve i merr të gjitha pushtetet. Hollanda: Nuk ka BE pa rezultate kundër korrupsionit

394
Sigal

Këshilli i Europës miraton draftin: Jo më “fituesi i zgjedhjeve, i merr të gjitha”

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka rënë dakord sot për një “listë kontrolli” që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve do të mbështesin praktikat demokratike. “Lista kontrolluese” – e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi kushtetues i ekspertëve të Këshillit të Evropës u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në atë vend. Lista në fjalë, pason një paralajmërim të bërë vite më parë nga ish- sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, i cili vinte në dukje se disa qeveri pasi fitonin zgjedhjet, përpiqeshin të çmontonin masat mbrojtëse demokratike, përfshirë këtu përpjekjet për të miratuar ligje pa debat politik apo deri tek shkarkimet e gjyqtarëve të pavarur apo zyrtarëve të lartë për emërime politike. “Lista kontrolluese” thekson se demokracia është më shumë sesa “fituesi i merr të gjitha” dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë një përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive.