Dr. Zekri Palushi: Tallavaja e Edi Ramës, ju çon drejt Lindjes, por jo në Perëndim!

185

Ju çon në Turqi, por jo në Amerikë, – prandaj mos e mallkoni vehten dhe mos hyni në “gjynah” me fëmijët tuaj, duke ja shitur votën djallit!

Sigal

Dr. Zekri Palushi

Të dashur bashkatdhetarë!

14 Maj, do të jetë një moment tepër serioz në historinë e Shqipërisë, kur ju do të viheni para një përgjegjësie historike, për të mirë, apo për të keq, kjo varet plotësisht nga drejtimi i votave tuaja, varet në dashurinë dhe respektin që keni për fëmijët dhe familjet tuaja, e mbi të gjitha. Ajo varet tek ndërgjegja juaj patriotike, dhimbshuria dhe dashuria për atdheun, dhe Kombin Shqiptar. Që kjo datë ka një rëndësi të madhe, tashmë e dimë të gjithë, por këtë na e sjell ndërmend edhe më shumë, kur shohim se në prag të kësaj date, Gabriel Escobar, -zv. Ndihmës Sekretar i Shtetit Amerikan, për çështje Europiane, dhe Euroaziatike, si dhe, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, merr mundimin për të na vizituar!

“Të huajt nuk janë të interesuar të mbrojnë pluralizmin dhe demokracinë shqiptare, në ‘shkatërrim’, por përkundrazi, nëpërmjet emisarëve të saj, ajo po ndihmon që ky proces shkatërrimtar, të përshpejtohet, për t’i lënë rrugë të lirë, instalimit të një shteti një-partiak, pra, instalimit të pushtetit të plotë, të ‘Rilindjes”

Sigurisht që vizita e Z. Escobar, do të vlerësohej në maksimum, dhe do të kishte pasur një efekt pozitiv të jashtzakonshëm, (sepse Ai, zyrtarisht përfaqëson Yllin tonë Polar, Amerikën, Rregullatorin e Demokracisë Botërore). Nëse Ai, krejt natyrshëm, në rolin e një arbitrari të ndershëm, dhe të paanshëm, do të takohej me të gjithë përfaqësuesit politik, dhe jo-politik të popullit shqiptar, për të ndëgjuar mendimet ndryshe, për të dëgjuar hallet e tyre, për të diskutuar rreth këtyre halleve dhe pastaj, në bashkëpunim, të arrihej në një konkluzion, apo një zgjidhje e drejtë në favor të një procesi zgjedhor paqësor, ku t’i jepej një mesazh popullit, se votimi do të jetë plotësisht i sigurt, dhe se askujt nuk do t’i imponohet mënyra e votimit. Ky pra në fakt, duhej të ishte edhe misioni zyrtar i Z. Escobar, për të cilin edhe paguhet. Një gjë, që fatkeqësisht, s’ndodhi aspak, Ai, ju shmang takimeve me Organizatat Jo-Qeveritare, ju shmang takimeve me përfaqësuesit e partive politike të vogla, e mbi të gjitha, ju shang edhe takimit me Liderin Historik të PD, Profesor Doktor Sali Berisha, që do të thotë se, me koshiencë, Ai injoroi shumicën e Demokratëve, apo më mirë të themi se, Z. Escobar, me ndërgjegje anashkaloi pothuajse gjysmën e popullit shqiptar!

Çuditërisht, fjalori, dhe qëndrimet e Z. Escobar, kanë një ngjajshmëri dhe janë në sinkronizim të plotë me fjalorin, qëndrimet dhe veprimet e Zj. Ambasadore, Yuri Kim. Edhe vizitat e Tij në Shqipëri, pothuajse gjithmonë, ‘’koinçidojnë’’ me kohën e goditjeve të kësaj Zonje ndaj Berishës!!! Një ‘’koinçidencë’’ interesante, për mendimin tim është edhe sinkronizimi i çuditshëm i kohës së deklaratave presionuese të Z. Escobar, ndaj Kosovës, për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, me kohën, kur gruas së tij, Elizabeth Escobar ju dha rasti, për të hapë një ekspozitë në Beograd, të cilën, për ‘’koinçidencë’’ e promovoi zyrtarisht, Ministrja e Punëve të Jashtme të Serbisë!!! Këto ‘’koinçidenca’’ rreflektojnë shumë keq, jo vetëm në përsonalitetin e Tij, por edhe në qëndrimet e Qeverisë aktuale të Joe Biden!

Për ta ilustruar çfarë thashë, po ju kujtoj dialogun e Joe Biden, me liderin e Opozitës konservative të Kanadasë, Pierre Poilevre, -i cili, gjatë prezantimit, ndër të tjera, i tha Biden: “Ne besojmë që opozita është një akt lojaliteti/besnikërie në sistemin tonë’’,-ndërsa Biden, me një buzëqeshje ironike, ju përgjigj: ‘’Fatkeqësisht, edhe ne, gjithashtu besojmë’’! Pra, për Biden, besnikëria e opozitës, në një sistem demokratik, është fatkeqësi, një concept sorosjan, shumë-domethënës, që do t’ja sugjeroja medias shqiptare, ta analizojnë me hollësi, sepse, në këtë concept, bazohet edhe lufta e kundra Sali Berishës, si një udhëheqës konservator, që e konsideron opozitën, një domosdoshmëri jetësore, për ruajtjen e pluralizmit, demokracisë, lirisë, dhe të drejtave njerëzore. Të bazuar në këtë realitet, njerëzit me të drejtë mund të konkludojnë se Administrata Biden-Blinkën, pavarësisht premtimeve dhe pretendimeve, jo vetëm që nuk është e interesuar të mbrojë pluralizmin dhe demokracinë shqiptare, në ‘shkatërrim’, por përkundrazi, nëpërmjet emisarëve të saj, ajo po ndihmon që ky proces shkatërrimtar, të përshpejtohet, për t’i lënë rrugë të lirë, instalimit të një shteti një-partiak, pra, instalimit të pushtetit të plotë, të Partisë Socialiste, apo të ashtu-quajturës, partia e ‘Rilindjes’(komuniste)!

“Nuk është aspak e drejtë, e ndershme, serioze dhe demokratike, që të sulmohet kaq haptazi, me një arrogancë, dhe agresivitet shumë-formësh, një lider opozitar, kushdo qoftë, dhe në çdo rrethanë qoftë ai, nëse është i zgjedhur me votën e lirë, nga populli i tij”

Të dashur bashkatdhetarë, ‘’Fshati që duket s’do kallauz’’, pranda zgjohuni! Në fund të fundit, si shkruan edhe miku im i nderuar, Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s, për Euro-Azinë, në artikullin: “Erdhi dhe shkoi Z. Escobar, -po tash? Në dëshpërim, si një qytetar, taksa-pagues Amerikan, Shkreli thotë se: ‘’As PD, dhe as Shqipëria, nuk janë vasal të SHBA, dhe as të ndonjë vendi tjetër’’. Kjo duhet të ishte, të jetë, dhe të mbetet një mësim kyç, jo vetëm për Z. Escobar, dhe Zj. Yuri Kim, por edhe për të gjithë ata, përfshi edhe median servile, që paturpësisht, luajnë lojën sorosiane, në dëm të interesave tona kombëtare. Megjithatë, shpresat nuk duhet t’i humbim, ‘miq’, dhe dashamirës ka plot Shqipëria, këtë do të doja ta ilustroja me një shembull tejet pozitiv. Pra, e kam fjalën për vizitën që Shefja e Misionit të ODIHR, – Audrey Glover, -një juriste internacionale, Angleze, me reputacion të shkëlqyer botëror, që mban titullin e lartë mbretrorë ‘’Dame’’ (ekujvalent me titullin ‘’Kalorës’’, që u jepet burrave), i bëri Profesor Berishës. Dame Glover, mesa duket e ka kuptuar mjaft mirë situatën imagjinare, të frymës ‘’anti-Amerikane’’, që sorosjanët duke shfrytëzuar absurditetin ‘’non-grata’’,  mundohen të përçajnë, dhe ndajnë popullin shqiptar, në dy kampe, ‘pro’, dhe ‘anti’ Amerikan!

Një strategji mjaft e rrezikshme, që ne shqiptarëve duhet të na kujtojë ‘’Luftën e Klasave’’, me të cilën komunistët stimuluan një luftë të fshehtë civile, duke na vënë kundra njeri-tjetrit, e kështu, ata na sunduan lehtësisht, për rreth 50 vjet. Dame Glover, me ndershmërinë e lartë qytetare, dhe intuitën që e karakterizojnë, e kupton mjaft mirë se sot Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës  serioz, burrështeti, të vendosur, dhe energjitik si Sali Berisha: njeri i provuar, që respekton kushtetutën, kupton policitë, udhëheq nëpërmjet shembullit personal, duke i motivuar, dhe dhënë shpresë njerëzve. Ajo kupton mjaft mirë se, ndër prioritetet e Sali Berishës, vendin e parë e ze familja, siguria, mirëqenja, prosperiteti, -vlerat morale, dinjiteti njerëzor, ndershmëria, dhe mbi të gjitha: Sovraniteti Kombëtar. Dame Glover, e ka kuptuar mjaft mirë se, Sali Berisha u kthye në PD, jo për motive egoiste, apo interesa personale, por si një patriot i vërtetë, që ndiqte në heshtje, me një dhimbje të madhe, rrugën drejt humnerës, që jo vetëm PD, por edhe gjithë Shqipëria kishin marrë, si rrezultat i një bashkpunimi mafioz, midis Lulzim Bashës, dhe Edi Ramës. Dame Glover, e ka kuptuar mjaft mirë se pse po luftohet kundra Berishës! Po kështu, e ka kuptuar mjaft mirë se shqiptarët janë një komb fisnik, që gjendet në një hall të madh. E ka kuptuar mjaft mirë se pse Edi Rama, një nga kryeministrat më të korruptuar në botë, jo vetëm nuk atakohet nga DASH, por bile edhe mbrohet prej tij. Dame Glover, e ka kuptuar mjaft mirë se edhe ‘’rreformimi’’ alla-sorosian i drejtësisë, në Shqipëri është bërë me një qëllim të vetëm, për t’u përdorur kundra të gjithë atyre, që u bllokojnë rrugën, u dalin kundra, apo u dalin duarsh. Në të vërtetë, Dame Glover, ka kuptuar gjithçka, -prandaj, jo pa qëllim, Ajo takon Sali Berishën, dhe nëpërmjet këtij takimi, ajo përcjell një mesazh krejt të qartë, (jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për vendet Perëndimore, dhe veçanërisht Administratën Biden), që nuk është aspak e drejtë, e ndershme, serioze dhe demokratike, që të sulmohet kaq haptazi, me një arrogancë, dhe agresivitet shumë-formësh, një lider opozitar, kushdo qoftë, dhe në çdo rrethanë qoftë ai, nëse është i zgjedhur me votën e lirë, nga populli i tij.

Nuk mund të shpallet ‘’non-grata’’ gjysma e popullsisë së një vendi, vetëm pse ata votojnë ndryshe, (si ndodhi me rreth 75 milion Amerikan, të shpallur terrorist domestik, vetëm pse votuan për Trump)! Made Glover, në një mënyrë indirekte, na kujtoi ne, shqiptarve se misioni ynë duhet t’i shërbejë shpëtimit të vendit, nga agresioni mafioz, narko-shtetar, dhe rivendosjes së pluralizmit, lirisë, dhe demokracisë, jashtë ndikimeve të huaja, dhe aspak miqësore. Në këtë rast, në shenjë respekti, i kujtoj Z. Gabriel Escobar një thënje të ish Sekretarit Amerikan të Shtetit, Henry Kissinger: “Amerika s’ka miq, apo armiq të përhershëm, sheh vetëm interesat e veta, (“America has no permanent friends or enemies, only interests’’)! Prandaj të dashur bashkatdhetarë, në datën 14 Maj, kthejuni vehtes, dhe mendoni vetëm për vehtë-vehten, dhe fëmijët tuaj; –kthejeni votën tuaj, një “vaksinë’’ efiçiente për t’ju mbrojtur kundra krimit të organizuar shtetëror; mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe sigurojuni atyre një jetë të qetë, larg drogës, veseve, dhe influencës së kriminelëve, që sot për-sot, kanë uzurpuar shtetin tuaj, dhe jetën tuaj. Pra:-Votoni kudo për kandidatët e PD, në koalicionin “Bashkë Fitojmë’’. Kthejeni autobuzin falas të Belind Këlliqit në një symbol fitoreje mbi narko-shtetarët sorosjan, ku ndër kryesorët, hyn edhe Erion Veliaj, i cili ka punësuar në detyrën e votuesve për PS, -202 (dyqind e dy mijë veta), kur dihet se bashkisë nuk do t’i duheshin më shumë se 70 mijë, -pra 150 mijë vetë më shumë.  Në këtë rast, nuk do të jetë aspak e vështirë për Belind Këlliçin që të përmbushë premtimin e Tij me 150 mijë rroga të panevojshme, mundet që lehtësisht e paguaj për këtë shërbim falas.