Dr. Suela Dinellari : Modeli demokratik dhe europian i LSI

429
Sigal

Demokratizimi i brendshëm i partive politike, forcon modelin europian për krijimin e elitave të reja udhëheqëse

Dr. Suela Dinellari

Lektore pranë Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, Nënkryetare e LSI-Korçë

Zgjedhjet e brendëshme në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat u pasqyruan në të gjitha mediat, natyrshëm nxitën reagimin e qytetarëve të përgjegjshëm për t’u bërë vëzhgues të vëmendshëm dhe pjesëmarrës aktivë në një realitet politik në evoluim progresiv të vazhdueshëm. Ato pasqyruan mes të tjerash një sërë komponentësh që arena politike shqiptare i ka harruar: Të drejtat dhe liritë kushtetuese për t’u zgjedhur e për të zgjedhur, në këtë rast për të marrë pjesë në një proces ku zgjidhej lideri udhëheqës dhe zgjidheshin delegatët per Konventën e kësaj partie. Pjesëmarrjen masive për të shprehur vullnetin e lirë; në masën 80% të anëtarëve të saj.  Votimin e fshehtë, dhe jo të imponuar; duke i dhënë prioritet përgjegjësisë dhe lirisë individuale për të zgjedhur. Votimin me alternativa; pro dhe kundër, votim që tangencialisht është interpretuar si votim pa alternativa. VOTIMIN ON- LINE për të cilin janë bërë shumë herë pilotime dhe janë hedhur pa fund fonde…por që fatkeqësisht i janë larguar për shkak të interesit për manipulim. Votimin e një GRUAJE, lider udhëheqëse që fitoi auroritet dhe legjitimitet, përmes këtij procesi nga shumica e anëtarëve të rinj e të hershëm të LSI-së, forcë ekuilibruese e pushtetit politik në Shqipëri.