Dr.Suela Dinellari: “Fenomeni Tire” dhe “Fenomeni Torra”- dramat e politikave shtetërore në sektorët kryesore të shërbimeve në Shqipëri

308
Nënkryetare e LSI Korçë
Dr.Suela Dinellari ,
Lektore pranë Universitetit “Fan Noli” LSI Korçë
“Fenomeni Tire” dhe “Fenomeni Torra”- dramat e politikave shtetërore në sektorët kryesore të shërbimeve në Shqipëri
Sfidat e politikave shtetërore në Shqipëri, së fundmi kanë pasqyruar përmes dy fenomeneve “Tire” dhe ” Torra” degradimin e dy sektorëve më të rëndësishëm të shërbimit, shëndetësor dhe arsimor, që sigurojnë vazhdimësinë e zhvillimin ekonomik të vendit.
“Fenomeni Tire” pasqyroi përmes “personifikimit të një individi” mungesën e përgjegjësisë dhe kontrollit, një keq menaxhim e situatës së pandemisë në spitalet Covid. Nuk është rasti sporadik i “sekserit” por i mungesës së kushteve që u ofrohen pacientëve; të cilët paguajnë kosto shtesë për shërbimet minimale dhe të detyrueshne nga stafi administrues dhe shëndetësor;…uje, ushqim e pastrim…
Nëse ju referohemi spitaleve rajonale, si Spitali Rajonal i Korçës; qartësisht konstatohet:
– mungesa e stafeve shëndetësore në specialitete të caktuara,
-mungesa e medikamenteve;
-mungesa e financimeve për diagnostikim me aparatura dhe reagentë për analiza të urgjencës;
– mungesë financimesh në infrastrukturë dhe teknologji.
Kjo situatë ka rritur ndjeshëm pasigurinë edhe pse qytetarët në shkëmbim të këtij shërbimi paguajnë rregullisht taksë mujore.
Ndërkohë ” Fenomeni Torra”; na vendos përballë modelin e rolin e mësuesit në sistemin arsimor shqiptar, të depersonalizuar në status, të keq paguar por jo të demotivuar. Nuk është rasti sporadik ” i një humanisti”, të cilit i duhet të sigurojë kushtet minimale dhe klimën në klasë ( i ftohti i acartë në rajonin juglindor) për të përmbushur më pas misionin e tij fisnik.
Kur i referohemi sistemit arsimor problemet janë shumë dimensionale në të gjitha ciklet e studimeve, në veçanti në Rajonin e Korçës.
-Mungon një vizioni i qartë, i detajuar dhe i orientuar për zhvillim.
– Ka një rënie të vazhdueshme të buxhetit për investime infrastrukturore dhe integrim të teknologjisë së avancuar.
– Vihet re keq adaptimi i modeleve më të mira arsimor si norvegjeze, finlandeze, japoneze etj… duke çorientuar politikat shtetërore e duke prodhuar reformim fiktiv.
– Ka një tkurrje të sistemit në më shumë se 35% të numrit të nxënësve që e frekuentojnë, largime në më shumë se 22% të mësuseve në të gjitha ciklet e sistemit parauniversitar; më shumë se 35% të shkollave të mbyllura dhe 70% të klasave të reduktuara.
– Drejtuesit e shkollave; shpesh individë të emëruar politikisht pa asnjë status meritokratik, që interesohen për përmbushje të egos dhe interesave personale; kanë shpërfytyruar modelin e mësuesit profesionist dhe kompetent.
Politikat e këqija shtetërore kanë minuar programet e mësuesisë në të gjitha profilet; duke çuar në mbyllje të tyre në të gjitha universitet shqiptare.
Migrimi masiv dhe rënia e numrit të lindjeve për shkak të pasigurisë ekonomike e shëndetësore që ofrojnë politikat shtetërore, kanë çuar në krijimin e klasave kolektive, që privojnë lirinë për arsim të barabartë dhe ulin cilësinë në këtë sistem duke ulur paralelisht cilësinë e kapitalit njerëzor të vendit.
E si të mos mjaftonin këto, edhe rritja e pagës së premtuar për mësuesit “de jure”në vlerën 15% ; evidentoi edhe njëherë zhgënjim dhe mungesë reale vlerësimi, duke rritur pakënaqësite e tyre sepse rritja “de fakto”, rezultoi të ishte më pak se 9%.
Kjo situatë që ne e prekim çdo ditë; shtron kërkesën dhe detyrimin qytetar për ndryshim të domosdoshëm!
Në 25 prill le të jemi ne protagonistët e ndryshimit dhe progresit, të përgjegjshëm dhe kontribues për të ardhmen e vendit!
Sigal