Dr.Kosova: S’kam kohë për llafe, mendoj për zgjidhje

410
Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova takohet me banorët e Shkozës. Kosova angazhohet për projekte në shërbim të tyre, për ulje taksash e mirëmenaxhim të fondeve. Kosova flet për mbështetjen që po gjen çdo ditë tek qytetarët e Tiranës
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët e Shkozës, dëgjoi shqetësimet e tyre dhe u zotua se do të ulë taksat, do të mirëmenaxhojë fondet dhe do të mbikqyrë me rreptësi projektet në të mirë të qytetarëve. Kosova tha se ai është i parimit të mos kemi lista të pafund prioritetesh por të përqëndrohemi tek gjërat kryesore sepse është shumë e rëndësishme, në rradhë të parë të rritet edhe morali që ajo që thuhet, bëhet.
“Problemin e një shkolle, një qendre shëndetësore, dhe të meremetimit të disa rrugëve
që janë problem. Çfarë mendimi keni ju si kryetar i ardhshëm i Bashkisë për këtë zonë periferike, për infrastrukturën, për punësimin se janë të gjithë pa punë?”, shprehet një banor.
“Reduktimin e taksave që ka në dorë Këshilli Bashkiak dhe ka mundësi që edhe 30% t’i ulë taksat që janë, në mënyrë që biznesit t’i ngelen më shumë lekë dhe po të ngelen më shumë lekë në xhep, ke mundësi për të investuar më shumë ose për të punësuar njerëz”, thotë Kosova.
“Edvini nuk do japë lekë, do ju bllokojë prapë siç bllokoi Bashkinë . Ne pretendojmë që të kemi investime në shkolla, spitale , rrugë, kopshte, çerdhe, ujësjellësa e të tjera . Ai i bllokoi. Siç ia bllokoi këtij tjetrit do t’i bllokojë edhe ty”, ngre shqetësimin një banor.
“Unë nuk kam kohë për debate dhe nuk kam kohë për replika. Pse? Shumë thjeshtë. Sa të bëj një replikë, mendoj një zgjidhje. E dyta, z. Rama e ka shprehur publikisht respektin më të madh për punën time. Unë nuk jam konkurent i Ramës . E thashë edhe njëherë e po e them prapë, konkurent është Basha , ata të dy luftojnë për qeverinë. Kështuqë, ky problem është mëse i ezauruar dhe ai vetw e di që për Tiranën më mirë do shkojë puna me mua se me ndonjë tjetër duke ditur aftësitë e mia, këtë ta keni të sigurtë”, përgjigjet Kosova.
“Ecim me autobuz për rreth 40 min, mendoni se do mund të bëni gjë për autobuzët, për ne studentët, kartën e studentit?”
Halim Kosova thotë se do ti ketë në vëmendje studentët dhe do të angazhohet për ofrimin fillimisht të lehtësive kryesore.
“Besoj se do fitoni, sepse betimi i Hipokratit ka për të fituar dhe në bashki. Jam e bindur edhe pse do të votoj për herë të parë se ju jeni njeriu i duhur”, shprehet një banor.
“Nëqoftëse ne jemi të pakënaqur për shumë gjëra që shohim dhe nëse unë apo dikush tjetër ka mundesi për ti bërë, punë e parë duhet të vendosi emrin mbi tavolinë, gati për ta bërë dhe mbasi kam vënë emrin unë me ndërgjegjen time jam në rregull sepse unë i lash punët e mia dhe e vura emrin. Që ky emër të japë vërtetë rezultatet që duhen i takon qytetarëve të bëjnë të tyren sipas besimit që puna ime krijon. Unë jam i sigurtë që me cfarë takoj nga mëngjesi e deri në darkë, kam një mbështetje dhe inkurajim që kurrë nuk ma kishte marrë mendja dhe ju falenderoj shumë për këtë”, tha Halim Kosova.
Sigal