Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së u bën thirrje vajzave, grave, nënave shqiptare, por edhe gjithë qytetarëve shqiptarë, që të hënën të marrin pjesë në protestën para Kryeministrisë, kundër dhunës të grave. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, thekson se “Krimi që nuk dënohet, rikthehet”. Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së: Ditën e hënë, datë 1 Tetor, ora 17:30 përpara Kryeministrisë do të protestojmë, sepse gratë po dhunohen, po vriten, po torturohen! Ndërkohë, që ne heshtim, dhuna rritet! Ndërkohë, që ne heshtim, një vajzë dhunohet, një grua vritet, një vajzë përdhunohet, një polic kërcënohet!

KRIMI QË NUK DËNOHET, RIKTHEHET!

Rikthehet edhe herën tjetër mund ta ketë radhën secili prej nesh! Nuk e kemi më luksin për të zgjedhur ende të heshtim! Të hënën para Kryeministrisë, merr me vete një letër, shkruaj fjalën tënde, trego që nuk do të heshtësh, sepse sot dhunohet një grua, nesër dhunohet një fëmijë, herën tjetër mund ta kesh radhën ti! Stop dhunës së veshur me pushtet! Stop dhunës që kalohet në heshtje! Stop dhunës që nuk dënohet! Stop çdo lloj dhune, që po na shkatërron çdo ditë e më shumë jetën! Për hir të jetës tënde, familjes tënde, për hir të të gjithëve ne…mos hesht më! Protesto! Reago! Qëndro Xhisiela!
(Mbi)Jeto Xhisiela! Ne të besojmë!

Zëri i Amerikës: Skandali i Fushë Krujës u referua nga Policia në Prokurori vetëm një ditë më parë

Dje, edhe “Zëri i Amerikës” i ka kushtuar një reportazh ngjarjeve të dhunimi të vajzës nga Fushë Kruja, ku në shkrimin e saj VOA thekson se, vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori ekspertiza ligjore, duke hedhur dritë mbi manipulimet që iu është bërë së vërtetës nga institucionet shtetërore në Shqipëri. VOA: Në Shqipëri ekspertiza mjeko ligjore e Xhisela Malokut, vajzës që kishte denoncuar për ushtrim dhune Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, ka zbuluar se ajo ka pasur shenja djegie dhe goditje me mjete të forta. Përmbajtja e ekspertizës u bë publike sot nga televizioni “News 24”. Bie në sy fakti që, ndonëse vajza i është nënshtruar ekspertizës ditën që ajo ka deklaruar se është keqtrajtuar nga ish i dashuri Rraja, në muajin korrik, rezultatet i kanë kaluar prokurorisë vetëm një ditë më parë, pasi mbi ngjarjen shpërthyen polemika nga denoncimi i një ish-nënkomisari të policisë së Krujës Emiljano Nuhu. Prokuroria, e cila kishte nisur hetimet mbi rastin, thirri sot në pyetje të afërm të vajzës, e cila disa herë kishte bërë denoncim ndaj Rrajës por më pas e kishte tërhequr, për shkak të frikës, siç ka pohuar ajo vetë në dëshminë e bërë në Polici në muajin korrik. Ndërkohë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim lidhur me veprimet e policisë në disa komisariate ku sipas Xhisela Malokut nuk kanë pranuar të marrin denoncimet e saj, si dhe rreth deklarimeve të ish nënkomisarit Nuhu se ai është kërcënuar në mjediset e komisariatit për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist.

“Si ka mundësi që asnjë shoqe deputete socialiste nuk reagoi për Xhisielën?!”

Zv. kryetari i LSI-së Luan Rama është shprehur së fundmi që partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk paska. Sipas tij, si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht për rastin e Xhisiela Malokut. “Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?! Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!”, shprehet Luan Rama.

SHÇKBA: Në Komisarin e Fushë-Krujës nuk kanë qenë Balla, Bushi dhe Rraja

Në lidhje me dëshminë e oficerit Emiljano Nuhu dhe akuzave të tij ndaj Taulant Ballës, deputetit të PS-së për Krujës, Rrahman Rrajas dhe kryebashkiakut Artur Bushi, Anila Trimi, Drejtoreshë e SHÇKBA, deklaroi se oficeri nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës. Sipas saj të akuzuarit atë ditë nuk kanë qenë prezent në Komisariat. Drejtoreshë e SHÇKBA, deklaroi se oficeri nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashtu siç ai pretendoi.