Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD/ Grabitja e të dhënave: e-albania, misionare e qytetarëve, apo e fushatës elektorale të “Rilindjes”

287
Sigal

Grabitja  e të dhënave: E-Albania  misionare e qytetarëve apo fushatës elektorale të ‘rilindjes”   

Ngritja e E-Albania u trumbetua si një shpresë e madhe për shqiptarët nëpërmjet të cilës do të zgjidheshin hallet e shqiptarve dhe do tu thuhet lamtumirë  radhave, sorollatjeve dhe kohës ,e cila sikurse thot populli është flori edhe pse nuk mund të blihet  me flori. Po koha tregoi se ndryshe nga misioni që u predikua në fillimet e  hapjes  së saj ,paska pasur një tjetër qëllim dhe prapaskenat e nxorën zbuluar pikërisht tani që rilindjes I plasi e ashtëquajtura Covid -19. Kjo periudhë dhe udhëzimi që veprimet të kryhen pranë e-albanias treguan se të dhënat personale të qytetarve janë adoptuar nga njerëz anonimë nëpërmjet imaileve fallco, ku e-albania thotë se ne nuk mbajmë përgjegjësi. Por kur nuk mbanë përgjegjësi për magazinën tënde ,pse i detyron qytetarët që ti magazinojnë të dhënat e tyre pikërisht  tek kjo adresë? Telegraf në ditët në vijim dhe menjëherë sapo të happen gjykatat do të depozitojë padinë për e-albanian ,mbi bazën e fakteve konkrete dhe dokumentave të vëna në dispozicion nga vetë e-albania, të cilëve me sa duket u shpëtoi vënia dhënia e këtyre informacioneve. Këto fakte dhe shqetësime me sa duket janë masive dhe grumbullimi i të dhënave u intereson burokratëve elektoral  dhe militantëve të rilindjes ,të punësuar në e-albania dhe që një pjesë u denoncuan dy ditë më parë nga zëdhënësja e PD-së  Ina Zhupa. Ja denoncimi i saj.

Përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve për llogari të kryeministrit Rama, është shkelje e rëndë e ligjit! Portali e-albania që ka marrë të dhënat tona për shkak të lejeve të situatës covid 19, po i përdor ato për sondazhe politike dhe mund ti përdor nesër për çdo qëllim tjetër.Në emailin e qytetarëve ka ardhur një email që nis me emrin dhe mbiemrin e tyre që ju kërkon të plotësojnë një sondazh, i cili po ashtu në fund kërkon përsëri të dhëna personale edhe nuk është anonim.Sondazhi politik i shkruar me pyetjë që diktojnë suksesin e qeverisë: “rezultatin e shkëlqyer të arritur në luftën ndaj covid” me fraza te tilla që skanë lidhje fare me sondazhet serioze edhe anonime.Tërheqja nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, shkelja e kushtetutës dhe shkelja e ligjeve në mënyrë të vazhdueshme është metoda e vetme si po qeveris dhe po menaxhon situaten Rama dhe qeverisja e tij e dështuar.