Dr. Ina Zhupa: Veliaj nuk i ndahet offshoreve! Ja kush është i paracaktuari i Veliajt për ti dhënë parkingjet publike të Tiranës!

632
Sigal

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar procedurën e bashkisë së Tiranës për fituesin e parkimeve publike. Zhupa thotë se në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.

Denoncimi i Ina Zhupës

Bashkia Tiranë nëpërmjet shoqërisë “Tirana Parking” administron shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të Tiranës. Aktualisht pagesat për parkingun ne rrugët e Tiranës kryhen me ane te sistemit me sms dhe me punonjës të bashkisë. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.

Sipas vendimit, Tirana Parking duhet të hap procedurën konkurruese për përzgjedhjen e fituesit. Ndërkohë fituesi mesa duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë.
Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e regjistruar në parajsa fiskale.

Bashkia ka nisur të vendos tabela informuese pranë automateve të pagesave “Pay and Go Albania” që janë te vendosur ne rrugët e Tiranës ku ne tabela shkruhet “ Mund te paguash edhe ketu” (bashkëngjitur Foto) Nga verifikimi ne disa rruge kryesore te Tiranës ku ofrohet parkingu me pagesë konstatohet qe kompania ka përgatitur infrastrukturën e nevojshme për te ofruar këtë shërbim edhe pse nuk ka akoma asnjë vendimmarrje nga Bashkia Tirane për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.
Paracaktim fituesi dhe kompani offshore binomi i pandarë i menaxhimit nga Erioni Betoni të qytetit të Tiranës.

Veliaj nuk i ndahet offshoreve!!! Ja kush është i paracaktuari i Veliajt për ti dhënë parkingjet publike të…

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 3 février 2019