Dr. Ina Zhupa: Pas kullës që po ndërtohet në mes të Tiranës, qëndron Edmond Bego

392
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka dhënë më shumë detaje lidhur me ndërtimin e kullës anës Operas dhe Baletit, në truallin ku dikur qëndronte hotel Vjosa.

Zhupa kujton premtimin e Veliajt se po e shembte hotelin për të ndërtuar një stacion modern urbanësh, por që sipas saj do ndërtohet vetëm një kullë 25 katëshe.

Lidhur me lejen e ndërtimit që pak më herët zbuloi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, Zhupa thotë se fituese ësbhtë një kompani me administrator Mirela Zaralliu. E njëjta administrator e një firme tjetër që aktualisht është nën hetim nga prokuroria sepse rezulton firmë e Edmond Begos.

Zhupa i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës.

DEKLARATA E ZHUPËS

Kjo kullë mbrapa nesh është një kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë. Kjo kullë do të jetë 25 kate, 5 kate nëntokësore dhe 85 metra e lartë.

Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista. Pse e them këtë?! Lejen e ndërtimit që tregoi Enkelejdi e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës.