Dr. Ina Zhupa: Partia Demokratike do të përmbyllë në kohë të shpejtë procesin e legalizimeve duke ju dhënë qytetarëve të drejtat e tyre të plota

218
Sigal

Numri 2 i listës së kandidatëve për deputetë të Qarkut të Vlorës, për Partinë Demokratike, Dr. Ina Zhupa ka zhvilluar takime me banorë të qytetit bregdetar të Sarandës, të cilët tregojnë se procesi i legalizimeve është selektiv dhe padrejtësisht nuk ua legalizojnë banesat.

“Partia Demokratike me programin për pronat angazhohet që do të përmbyll në kohë të shpejt proëesin e legalizimeve duke ju dhënë qytetarëve të drejtat që ju takojnë për banesat e tyre.”,- është shprehur Zhupa në një postim të sajin ku tregon dhe detaje nga takimi me banorët.

Postimi i saj i plotë:

Bexhet Kapushi tregon se procesi i legalizimeve është selektiv dhe padrejtësisht nuk i legalizojnë banesen e tij.
Partia Demokratike me programin për pronat angazhohet që do të përmbyll në kohë të shpejt proëesin e legalizimeve duke ju dhënë qytetarëve të drejtat që ju takojnë për banesat e tyre.
Me 25 prill me voten tuaj për PD merr fund menyra e paligjshme e dhenies se sherbimeve publike, merr fund qeverisja nepotike dhe klienteliste!