Dosjet me të penduarit e SPAK, mund të trondisin politikën

140
Sigal

Pas arrestimit të Nuredin Dumanit dhe kalimit të tij me statusin e të penduarit, SPAK përveç deklarimeve të tij, ka zbërthyer edhe aplikacionin “Matrix” të përdorur gjatë telefonatave dhe ‘sms’. Mbi 90 politikanë lokalë e qëndrorë, deputetë, zyrtarë të administratës dhe policisë janë të përfshirë në biseda me krimin e organizuar

‘Politikanë biseda me krimin e organizuar’, pritet arrestimi i 90 personave nga radhët e deputëtëve , drejtuesve të policisë e zyrtarë të lartë

Lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”. Edhe në raportin Departamenti i Shtetit Amerikan thuhej se korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Departamenti i Shtetit thotë se qeveria nuk e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore.  Pas aferës së incineratorëve që përllogaritet më dëm mbi 400 mln. eruo dhe u la në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i arrestuar për korrupsion dhe deputeti socialist Alqi Bllako, mesa duket këmbanat do bien dhe për zyrtarë të lartë, drejtues policie, ë ish-ministra ,ministra dhe deputetë që favorizojnë korrupsionin dhe krimin. Dosje të zjarrta pwr personazhe  të zhytur në afera pritet të tronditin themelet e politikës. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë ku solli detaje të reja rreth operacionit të SPAK, “Plumbi i artë”, ku pohoi se pritet arrestimi i 90 personave.Në ‘Open’, Karamuço theksoi se përmes përgjimeve të tabulateve, ka dyshime se bandat e krimit kanë folur edhe me disa politikanë.“Kanë dalë disa informacione sipërfaqësore, kam informacione të pazyrtarizuar se janë dhe 90 veta për tu arrestuar dhe janë qindra asete që po kontrollohen dhe do sekuestrohen.Këto kanë dalë nga tabulatet telefonike, përmes aplikacioneve, siç është Matrix. Do 2 mijë euro në muaj për t’u mbajtur si sistem. Është formë aplikimi. Por vetëm për t’u shkruajtur, përdoret kryesisht nga krimi i organizuar.Kemi të dhëna se disa njësi ligjzbatuese ndërkombëtare po hetojnë për këto sisteme që kanë çkodifikuar edhe për disa politikanë shqiptarë. Të cilët, nëse rakordohen por shkak të sistemeve që kanë, pasi një sistem që hapet në Shqipëri s’do flasë me të huaj, mund të nxjerrin një lidhje, që është një lidhje e ngushtë mes disa politikanëve dhe krimit të organizuar.