Dosja ‘Habilaj’, Xhafaj: Do pres përfundimin e hetimeve nga Italia, s’jam si…

595
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj pas daljes së tij publike para mediave, nuk mund t’i shpëtonte kurrsesi interesit të gazetarëve lidhur me dosjen me 416 faqe ‘Habilaj’, ku mes emrave të implikuar nga dy trafikantët e arrestuar është edhe ish-ministri Saimir Tahiri.
Xhafaj pohoi se dosja ‘Habilaj’ nuk i përket Policisë së Shtetit, por se I takon drejtësisë italiane. Mes të tjerash ai thekson se do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia. Xhafaj u tregua shumë i rezervuar për këtë çështje, ndërsa shtoi se “S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet”.
“Unë e kuptoj që jeni shumë kurioz, është një çështje që nuk i përket policisë së shtetit është iniciuar nga drejtësia italiane. Pjesa tjetër është se nuk bëj pjesë tek ata që flas pa fund, në këtë rast kur flet drejtësia, nuk ka pse flet ministri dhe ministra. Kam një vit që merrem me këtë çështje (çështja e kanabisit) Unë e di që ju besoni dhe prisni shumë nga unë vetëm për një muaj; prisni, duroni dhe do shikoni”.”, tha Xhafaj.
Sigal