Dosja “Buka”/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Arben Ahmetajn e arratisur për aferën e privatizimit të fabrikës së bukës

26
Sigal

Të enjten Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”, përfshirë edhe hetimet për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj. SPAK ka marrë zyrtarisht Ahmetajn të pandehur për çështjen dhe akuza i është komunikuar avokatit të tij. Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me aferën që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh. Më herët, Ahmetaj ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë. Ish-zëvendës kryeministri i Shqipërisë është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri. Ai u arratis nga Shqipëria dhe prej muajsh vendndodhja e tij ende nuk dihet.