Dorëzohet Rama në Rai2/ Mijëra njerëz në Tiranë nuk më duan. Në fshat nuk ka revoltë

633
Sigal

Rai2 në orën 21.00 ka pas te ftuar dy majtistë, një nga Tirana dhe një nga Italia.

Massimo D’alema dhe Edi Rama.

Njëri i ikur e tjetri në ikje. Kaq e vërtetë është kjo saqë kur gazetarja ka tentuar të pyes ish-kryeministrin e majtë italian për rezultatin që pret e majta në zgjedhjet europiane pak muaj me vonë, D’Alema i ka ikur me vrap pyetjes duke thënë se për momentin ishte i shqetësuar  për fatin e Ramës.

Ai dhe nuk donte të fliste për atë që e pret të majtën italiane pas pak muajsh, ku sipas sondazheve zhduket nga harta europiane.

Ndërsa Edi Rama ka bërë një deklarate shokuese duke menduar të minimizoje situatën në Shqipëri.

‘Vetëm mijëra njerëz në Tiranë janë kundër meje, fshatrat nuk protestojnë. Më duan’.

Por Rama nuk tha se në fshatra nuk ka më njerëz, ata janë ose në emigrim ose kanë zbritur në Tiranë.