Donald Lu: Keni pyetje për Ambasadorin, të mërkurën 14:30 live në Facebook

399
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ambasadori i
SHBA-së në Tiranë Donald Lu do të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët të
mërkurën, në orën 14:30, live
Facebook. Në një postim në Facebook, mbrëmjen e së hënës, ambasadori i SHBA-së
në Tiranë, Donald Lu, shprehet se “Miq, keni pyetje për Ambasadorin Lu? Na
ndiqni në një bashkëbisedim të DREJTPËRDREJTË në Facebook, të mërkurën, në orën
14:30, ku Ambasadori do të përpiqet t’u përgjigjet sa më shumë prej pyetjeve
tuaja”. “Ju mund të filloni të postoni pyetjet që tani, në hapësirën e
komenteve më poshtë!”, shkruan ambasadori Donald Lu.