Dokumenti zyrtar: Holanda vendos “JO” për negociatat me Shqipërinë

289
Sigal

Hollanda ka vendosur zyrtarisht veton për hapjen e negociatave me BE-në në muajin dhjetor duke e konsideruar hap të parakohshëm.

Qeveria në Hagë ka hedhur poshtë kornizen negociatore të Komisionit Evropian duke i konsideruar jo bindëse rezultatet që raporton për Shqipërinë.

Qeveria hollandezë kërkon rivendosjen e dialogut politik për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut, Holanda kërkon vijimin e procesit të negociatave.

Qëndrimi i Holandës publikohet një javë para mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Europian, ku përfaqësuesit e shteteve anëtarë të BE do të vendosin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.