DOKUMENTI/ ‘Po negociojmë me opozitën’. Letra e plotë e PS e LSI për shtyrjen e regjistrimit

506
Ditën e sotme LSI dhe PS i dërguan një lëtër KQZ-së ku i kërkonin të shtyej afati regjistrimit në zgjedhje pas datës 26 prill. Pas letrës ka komentuar letrën anëtari KQZ-së, Hysen Osmanaj, i cili thotë se është jashtë kompetencave të KQZ-së shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve dhe se çdo vendim i KQZ në këtë funksion përbën shkelje të Kodit Zgjedhor.
“Është jashtë kompetencave të KQZ për ta marrë atë vendim. Është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi organi më i lartë i administrimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të marrim asnjë vendim që të dalim në kundërshtim me kodin zgjedhor”, tha Osmanaj. 
Ai është shprehur se edhe me shumicë të cilësuar apo të thjeshtë nuk mund të bëhet diçka e tillë. Osmanaj tha se KQZ nuk ka mundësi ligjore për të shtyrë vendimin dhe se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është mesnata e 19 prillit 2017. Gjithashtu ai pohoi se kjo kërkesë është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe ky i fundit është mbi të gjithçka.
“Edhe me shumicë të cilësuar, edhe me shumicë të thjeshtë nuk mund të marrim asnjë vendim. Afati është i qartë, jo më larg se 70 ditë para zgjedhjeve. Pra, është një kërkesë e kotë. Do ishte çmenduri nëse ne votojmë të shtyhet, sepse nuk kemi mundësi ligjore. Çdo vendim është nul dhe i pavlefshëm. Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është mesnata e sotme. Të mblidhen, të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe më pas ne të vendosim. Çdo vendim i KQZ është i ankimueshëm në Kolegj. Por edhe Kolegji nuk mund të marrë vendime në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Kodi është mbi gjithçka.”, – përfundoi Osmanaj.
Gjithashtu edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Klement Zguri, ka shprehur të njëjtin qëndrim duke thënë së afati për rregjistrim në zgjedhje nuk mund të ndryshohet.


Sigal