Dokementet/ Vasili: Edi Rama i mbërthyer për gryke gënjen prap për 15 kushtet!

268
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për 15 kushtet e BE për integrimin e Shqipërisë.

Vasili publikon në “Facebook” pjesë nga rezoluta e Parlamentit Evropian, ku sipas tij, janë 15 kushtet dhe nuk i luan topi.

Edi Rama i mbërthyer për gryke gënjen prap për 15 kushtet!(DOKUMENTI).

Ja si gënjeu prap gënjeshtari pa shërim Rama dhe tha sot:

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?
E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE”.

Ka plot 15 kushte dhe nuk i luan topi, bile me DOKUMENT që në 24 Mars.

Atij DOKUMENTI të 24 Marsit Rezoluta e Parlamentit Europian i vuri mbrëmë një vulë të madhe me të djathtë e të majtë. Aq sa edhe relatori ishte i majtë.

Në 24 mars Këshilli i Ministrave të BE ka vendosur plotësimin e detyruar të 15 kushteve PËRPARA hapjes së negociatave.

I ka rreshtuar një për një Kushtet nga i pari tek i fundit.

JA PËR HERË TË PARË DOKUMENTII ORIGJINAL i datës 24 Mars, i cili ju fsheh shqiptarëve të mbyllur në karantinë, mbërthen për gryke Kryegënjeshtarin e qeverisë.

Lexoni këtë DOKUMENT shumë të rëndësishëm që ju fsheh publikut dhe krahasojeni me gënjeshtrat e trasha të këtij njeriu në hall të madh dhe që s’di ku të fusë as kokën.

Edi Rama i mberthyer per gryke genjen prap per 15 kushtet!(DOKUMENTI).Ja si genjeu prap genjeshtari pa sherim Rama dhe…

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 19. Juni 2020