Dodik: Thaçi e Rama vetëm sa nuk po kërkojnë edhe bashkim me Kaliforninë

602
Sigal

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se nuk do t’i komentojnë fare deklarimet e Hashim Thaçit e Edi Ramës për heqjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe synimet për të bashkuar Luginën e Preshevës me territorin e Kosovës.

Ai thotë se ‘Republika Srspska’ është duke u kujdesur që të mos i hedhë ‘benzinë zjarrit’ në mënyrë që të mos përkeqësojë pozitën e Serbisë.

Dodik ka thënë se për një gjë të tillë duhet të reagojë komuniteti ndërkombëtar.

“Do të kërkoja edhe unë një takim të ngjashëm me Vuçiqin, për të dërguar mesazhe të ngjashme, që janë edhe pritje të njerëzve në Republika Srpskas, por nuk dëshiroj që të ekspozoj Vuçiqin ndaj një ‘zjarri’ të tillë”, ka thënë Dodik, transmeton Gazeta Express.

Në një bisedë më gazetarët, Dodik ka thënë se askush nuk reagon për deklarime te Thaçit e Ramës për hapeje të kufijve dhe unifikim të shqiptarëve.

“ Unë e pash atë, përveç integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ata janë duke  kërkuar Luginën e Preshevës.  Është vetëm edhe një çështje, nëse ata dëshirojnë që edhe Kalifornia t’iu bashkohet”, ka thënë Dodik, trasnmeton Gazeta Express.

Dodik ka thënë se deklarime e Thaçit dhe Ramës  janë të papranueshme dhe se kërcënojnë dialogun e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogardit për arritjen e një marrëveshje finale.

“Deklarime të tilla vënë në pikëpyetje çfarëdo mundësie për të arritur një kompromis”, ka shtuar ai.

Dodik ka treguar se si asnjë nga pjesëmarrësit e Samitit të Brdo-Brijonit, nuk ka reaguar për deklaratat e bëra dje nga Thaçi e Rama.

“Është e qartë, ata reagojnë vetëm për deklaratat tona”, është shprehur ai, duke theksuar edhe një herë që Republika Srpska njeh integritetin territorial të Serbisë dhe nuk njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.